Lidhja Demokratike e Kosovës është për shndërrimin e FSK-së në ushtri, por kjo duhet të ndodhë në koordinim të plotë me SHBA-në, NATO-n, por edhe me një konsensus të të gjitha subjekteve politike në vend.
Kështu thotë për Ekonomia Online nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu.
Ai thotë se ky subjekt politik nuk e sheh të arsyeshme të ngutet ky proces, të cilin e konsideron të rëndësishëm dhe as të bëhet për “protagonizëm”.
“Nuk ka njeri dhe as subjekt politik që është kundër shndërrimit të FSK-së në forcë ushtarake të Kosovës por edhe nga ana tjetër nuk kemi nevojë për nguti dhe protagonizëm sikurse që po tenton dikush ta bëjë me këtë çështje e cila është shumë e ndjeshme dhe shumë e rëndësishme për Kosovën”, tha ai.
Veliu thotë se partnerët ndërkombëtarë janë ankuar për nismën e presidentit Thaçi për shndërrimin e FSK-së, për të cilën thotë se duhet të provohet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese, pa e cenuar miqësinë me miqtë ndërkombëtarë.
“Qëndrimi im dhe i LDK-së është që shndërrimi i FSK-së duhet të bëhet patjetër, këtu është një konsensus i të gjitha subjekteve politike. Mirëpo, mënyra se si ajo gjithqysh duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese fillimisht me një përpjekje të të gjithëve që të shteren të gjitha mundësitë dhe me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s assesi pa koordinim”.
“Po kemi vërejtje edhe nga partnerët tanë, Shtetet e Bashkuara, nga NATO-ja që kjo punë ndoshta është bërë me një nguti dhe pa një koordinim të mirë. Unë jam gjithsesi që kjo të bëhet me një koordinim të mirë edhe të faktorit politik brenda Kosovës, por gjithsesi në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë sikurse që janë Shtetet e Bashkuara edhe NATO”, thotë ai.
Zërat për prishjen e koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së, Veliu i ka quajtur si dëshira të individëve që kanë halle dhe probleme personale, duke siguruar se koalicioni po funksionon mirë dhe se po implementon planin qeverisës.
“Unë jam ithtar i asaj që zgjedhje nacionale të kemi vitin e ardhshëm, sikurse është paraparë me kalendarin e zgjedhjeve dhe të mos kërkohet vazhdimisht zgjedhje të shpejta të jashtëzakonshme vetëm për arsye se ndoshta dikush mund të jetë i pakënaqur me pozicionin pas zgjedhjeve në pozicionin politik apo individ të ndryshëm që mund të kenë halle e probleme të ndryshme personale te cilat i faturojnë diku tjetër”, tha ai.
Ai thotë se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Mustafa është e interesuar që të ratifikojë marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi dhe ta themelojë asociacionin e komunave serbe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë