LAJMI I FUNDIT:

Veliu dhe ambasadorja e Kroacisë, Barisic flasin për rendin dhe sigurinë në Kosovë

Veliu dhe ambasadorja e Kroacisë, Barisic flasin për rendin dhe sigurinë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Republikën e Kosovës, Daniela Barisic me të cilin kanë biseduar për rendin dhe sigurinë në Kosovë.

Ministri Veliu e njoftoi ambasadoren Barisic për prioritet e MPBAP në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë, anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, liberalizimin e vizave, avancimin e administratës së Kosovës për aplikim për statusin kandidat në BE, si dhe mundësitë e bashkëpunimit me Republikën e Kroacisë.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se Republika e Kosovës dhe Republika e Kroacisë si dy shtete mike kanë bashkëpunim të shkëlqyer dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tutje.


Ndërsa, ambasadorja Barisic pohoi se Ambasada e Kroacisë do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë në avancimin e ndërtimit të institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës dhe në bashkërendimin e aktiviteteve me qëllim të fuqizimit të sundimit të rendit dhe ligjit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori