LAJMI I FUNDIT:

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

Siç raportohet, versioni i ri beta 11.125 i Google Maps vjen me një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit e saj të përdorin lidhjen satelitore për të përditësuar vendndodhjen një herë në 15 minuta deri në pesë herë në ditë.

Kjo veçori thuhet të jetë e dobishme për zonat pa lidhje telefonike, pasi ndarja e vendndodhjes me të tjerët dhe gjetja e destinacioneve të ndryshme do të jetë e disponueshme me anë të satelitit.

Nëse vizitoni një vend ku interneti është i dobët ose nuk punon fare, atëherë hartat e reja satelitore do të fillojnë të funksionojnë dhe të ju ndihmojnë të arrini në destinacionin tuaj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Vetëm nuk duhet të harroni të aktivizoni veçorinë duke ndjekur këta hapa:

Fillimisht hapni Google Maps në tabletin ose telefonin tuaj;

Sigurohuni që jeni të lidhur me internet;

Kërkoni për një vend të caktuar;

Klikoni në vendin që dëshironi dhe shkarkoni hartën e tij;

Megjithatë, ky funksion ende nuk është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Android, andaj pritet që kompania të ofrojë detaje të tjera deri në prezantimin e saj. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Dronët mund të përdoren për misione të lidhura me shpërndarjen e ilaçeve në zona të largëta - si pjesë e një regjimi të ri rregullator në Mbretërinë e Bashkuar

Dronët mund të përdoren për misione të lidhura me shpërndarjen e ilaçeve në zona të largëta - si pjesë e një regjimi të ri rregullator në Mbretërinë e Bashkuar

Teknologji
Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Bashkimi Evropian paralajmëron gjigantët e teknologjisë

Teknologji
Videoloja e njohur nga epoka e pandemisë po vjen me një edicion të ri

Videoloja e njohur nga epoka e pandemisë po vjen me një edicion të ri

Lojëra
Nuk dëshironi që Meta të përdorë të dhënat tuaja për të trajnuar modelet e AI? Ja si ta fikni opsionin

Nuk dëshironi që Meta të përdorë të dhënat tuaja për të trajnuar modelet e AI? Ja si ta fikni opsionin

Teknologji
OpenAI lanson GPT-4o mini: i fuqishëm, i përballueshëm dhe i aftë për të

OpenAI lanson GPT-4o mini: i fuqishëm, i përballueshëm dhe i aftë për të "menduar" për imazhet

Teknologji
Meta vendos kufij të rinj për fëmijët në Instagram

Meta vendos kufij të rinj për fëmijët në Instagram

Teknologji
Kalo në kategori