LAJMI I FUNDIT:

Vdiq Edmund Hillary, njeriu i parë që u ngjit në Everest

Vdiq Edmund Hillary, njeriu i parë që u ngjit në Everest

Aventurieri legjendar dhe filantropisti nga Zelanda e Re, Edmund Hillary, vdiq në moshën 88 vjeçare. Ai u bë i njohur në gjithë botën, në vitin 1953, kur së bashku me udhërrëfyesin, Tenzing Norgey, u bë njeriu i parë që u ngjit në Malin e Everestit, majën më të lartë në botë.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Helen Clark, e njoftoi lajmin për vdekjen e tij. Clark e quajti zotin Hillaryn, “neozelandezin më të famshëm që ka jetuar ndonjëherë” dhe tha se vdekja e tij është një humbje e thellë për vendin.

Hillary e konsideronte veten një person të zakonshëm me pak aftësi, por të tjerët i vlerësonin arritjet e tij të jashtëzakonshme. Mbretëresha Elizabeth e Britanisë i dha atij titullin e kalorësit në një nga aktet e para të saj si monarke, në vitin 1953.

Hillary përshkoi Polin e Jugut dhe udhëtoi përgjatë Lumit Ganges me një barkë. Por bletari modest iu përkushtua gjithashtu edhe bamirësisë, veçanërisht në mbështetje të komuniteteve Sherpa në Nepal, vend i Himalajave që i dha famën. /VoA/


Në trend Botë

Më shumë
Ky qytet po instalon mijëra kamera pavarësisht se është ndër më të sigurtit në botë, pse?

Ky qytet po instalon mijëra kamera pavarësisht se është ndër më të sigurtit në botë, pse?

Botë
Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim

Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim "të menjëhershëm" në Liban

Botë
Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Azia
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Shpërthime në Bejrut, Izraeli zgjeron ofensivën tokësore në Liban

Azia
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?

Evropa
Kalo në kategori