LAJMI I FUNDIT:

Vdes ish-presidenti i Indonezisë Suharto

Vdes ish-presidenti i Indonezisë Suharto

Ish-presidenti i Indonezisë, Suharto, ka vdekur në moshën 86 vjeçare në një spital të Xhakartës. Autoritetet policore dhe ato spitalore thanë se ai vdiq pasi për të dytën herë brenda muajit, disa nga organet e tij pushuan së funksionuari.

Suharto u shtrua në spital në 4 janar me probleme në zemër, mushkëri dhe në veshka.

Suharto që kishte bërë një jetë të qetë në Xhakartë që nga koha kur u rrëzua nga pushteti dhjetë vjet më parë, ishte shtruar disa herë në spital. Por deri në vitin 1998, ai e dominoi skenën politike të Indonezisë për mbi 30 vjet.

Suharto e drejtoi vendin në një periudhë zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi të marrëdhënieve rajonale. Por ai u detyrua të largohej në mënyrë dramatike nga posti në vitin 1998, kur Indonezia përjetoi trazira si pasojë e krizës ekonomike të Azisë.


Kriza nxorri në pah dobësitë e sundimit të gjatë të Suhartos: pabarazinë ekonomike dhe korrupsionin dhe e detyroi që të jepte dorëheqje.

Në vitet e fundit të jetës së Suhartos, kundërshtarët e akuzuan ish-presidentin për shkelje të të drejtave të njeriut dhe korrupsion. Por me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore, mjekët deklaruan se Suharto nuk ishte në gjendje që të dilte para gjyqit.

Vendimi i fundit për një prej figurave më me ndikim në kontinentin e Azisë, i mbetet historisë. /bbc/

Në trend Botë

Më shumë
Ky qytet po instalon mijëra kamera pavarësisht se është ndër më të sigurtit në botë, pse?

Ky qytet po instalon mijëra kamera pavarësisht se është ndër më të sigurtit në botë, pse?

Botë
Ambasadori libanez zbulon se a kishte rëndë dakord lideri i Hezbollahut për një armëpushim pak para se të vritej

Ambasadori libanez zbulon se a kishte rëndë dakord lideri i Hezbollahut për një armëpushim pak para se të vritej

Azia
Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit ndihmojnë Bosnjën pas përmbytjeve vdekjeprurëse

Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit ndihmojnë Bosnjën pas përmbytjeve vdekjeprurëse

Evropa
Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim

Macron njofton se 88 vende frankofone kanë bërë thirrje kolektive për armëpushim "të menjëhershëm" në Liban

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Të paktën 19 të vdekur nga sulmet ajrore izraelite në një xhami të Gazës

Azia
Kalo në kategori