LAJMI I FUNDIT:

Vdes 3 vjeçari në Ratkoc, humbi jetën në pishinën e improvizuar në shtëpinë e tij

Vdes 3 vjeçari në Ratkoc, humbi jetën në pishinën e improvizuar në shtëpinë e tij

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 10:15 stacioni policor në Rahovec ka marr informatën për një fëmijë pa shenja jete në fshatin Ratkoc.

“Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se viktima V.H i moshës tri vjeçare kishte humbur jetën në një pishinë të improvizuar në oborrin e shtëpisë së tij.

Viktima menjëherë është dërguar nga familjarët në spitalin rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë ku edhe është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.


Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë ju kthehet familjarëve. /Telegrafi/