Sot do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Seanca plenare që filloi të martën do të vazhdojë sot nga ora 12:00.
Në mungesë të vendimmarrjes të martën dështoi të miratohet Projektligji për financimin e subjekteve politike, projektligj ky të cilin e arsyetoi kryeministri Albin Kurti duke thënë se me synimin e arritjes së pajtueshmërisë ndërmjet partive politike për formën përfundimtare të këtij projektligji Zyra e Kryeministrit ka organizuar tryezë diskutimi. Por që siç tregoi ai në foltoren e Kuvendit të Kosovës vetëm dy grupe parlamentare i janë përgjigjur ftesës.
Po ashtu në mungesë të kuorumit dështoi nuk u hedh në votim Projektligji për Agjencinë e Kosovës për Akreditimi. E ku në mungesë të deputetëve, kryeparlamentari Glauk Konjufca mbylli punimet e seancës.
Deputetë e Lidhjes Demokratike të Kosovës e lëshuan sallën ku po mbahej seanca, ku edhe shprehën vërejtjet e tyre për mosrespektim të rregullores së Kuvendit në momentin e tejkalimit të pikave të rendit të ditës për shkak të mungesës së paraqitjes së dy projektligjeve nga ministri i MKRS, Hajrulla Çeku dhe ministrja e MAShT, Arbërie Nagavci.
Me këtë rast deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se kjo mënyrë e bartjes së pikave nuk ka funksionar asnjëherë në Kuvend.
Pavarësisht kësaj, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se do të vazhdohet në mënyrën e bartjes së pikave të rendit të ditës, pa nevojë për mocion procedural.
Megjithëkëtë, pati edhe projektligje që u miratuan në këtë seancë plenare. Me 61 vota për, Kuvendi miratoi në parim Projektligjin për policinë ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Deputetët miratuan në lexim të parë edhe rregulloren e re të legjislativit.
Po ashtu, u miratuan edhe dy marrëveshje ndërkombëtare. Të zgjedhurit e popullit miratuan Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për statusin e Forcave në mes Kosovës dhe shtetit të Kuvajt. Si dhe i dhanë dritë të gjelbër edhe ratifikimit të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në kontekstin e aderimit në Bashkimin Evropian.
Në këtë seanca u miratua edhe marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Vizita e shefit të NATO-s si rikonfirmim për praninë e forcave evropiane në Kosovë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa