LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon konkretizimi i bashkëpunimit Turqi-Kosovë

Vazhdon konkretizimi i bashkëpunimit Turqi-Kosovë

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit permanent në Ministrinë e Shëndetësisë, Haxhi Kamberi, priti të hënën në takim një delegacion të lartë të ekspertëve turq të shëndetësisë të kryesuar nga Ali Kemal Guler, koordinator i bashkëpunimit shëndetësor kosovaro-turk dhe zëvendësdrejtor gjeneral në Ministrinë e Shëndetësisë të Turqisë për pjesën kufitare dhe bregdetare të Turqisë.

Në këtë takim, ka marrë pjesë edhe këshilltari i lartë i ministrit Alush Gashi, Flakron Sylejmani dhe drejtori i Departamentit të Shërbimeve shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Curr Gjocaj.

Temë e takimit ka qenë realizmi i marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar kohë më parë në Ankara midis ministrit Alush Gashi dhe homologut të tij turk, Rexhep Agdag, për të përshpejtuar dërgimin e pacientëve kosovarë për trajtim në spitalet publike të Turqisë, si dhe implementimi i pjesës së marrëveshjes për edukimin e vazhduar specialistik.

Kamberi e ka njoftuar delegacionin me zhvillimet pozitive në sistemin shëndetësor të Kosovës, kurse shtetin turk e ka falënderuar për përkrahjen shtetit të Kosovës dhe shëndetësisë së saj.


Delegacioni turk, në përbërje të cilit janë edhe ekspertët Cafer Sadik Zorkun dhe Muhammet Semsettin Dogucu, do të vizitojnë edhe disa qendra shëndetësore të Kosovës, për t’u njohur me gjendjen në to dhe nevojat. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori