Në Komisionin kuvendor amë për financim dhe buxhet sot duhet të vazhdojë debatin për Propozim buxhetin e RM-së për vitin 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Si edhe propozim buxhetet paraprake, edhe ky i vitit të ardhshëm ka marrë lëvdata nga përfaqësuesit e pushtetit, ndërsa kritika nga partitë opozitare. Gjatë arsyetimit, Ministri i Financave Kiril Minovski ka deklaruar se buxheti në përgjithësi kap vlerën prej 187.6 miliardë denarë dhe është 7.6 për qind më i lartë nga ai i vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Propozim buxheti për vitin 2017, bazohet në tre shtylla ndërsa kjo nënkupton, shumë të lartë të investimeve kapitale, mbrojtje sociale të kategorive më të prekura të qytetarëve, dhe ulje në etapa të deficitit buxhetor që të arrihet konsolidim fiskal në afat të mesëm”, ka thënë Minovski më herët.
Poashtu edhe deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili ka nënvizuar që buxheti është i balancuar dhe proporcional.
“Ky propozim buxhet ashtu si edhe buxhetet paraprake është buxhet proporcional dhe i balancuar. Proporcional në bazë të aspektit të bllok dotacioneve ku sqaruam dhe arsyetuam se sa për qind marrin nga bllok dotacionet komunat të cilat udhëhiqen nga kuadro shqiptar”, ka thënë ai.
Deputeti nga radhët e PDSh-së, Gazmend Aliu ka deklaruar se edhe ky buxhet është diskriminues për shqiptarët dhe për këtë arsye do të propozojnë amendamente.
“Ky projeksion buxhetor për vitin 2017 është i njëanshëm dhe diskriminues në baza etnike në drejtim të shpërndarjes joracionale dhe jo proporcionale të fondeve buxhetore. Si i tillë ky projeksion buxhetor me mekanizma institucionale favorizon thellimin e jazit të mirëqenies ekonomike të qytetarëve në baza etnike”, ka thënë Aliu.
Ndërsa nga LSDM, Marijanço Nikollov ka vlerësuar se propozim buxheti i Qeverisë për vitin 2017 aspak nuk është zhvillues por është buxhet që i varfëron qytetarët dhe pasuron të pasurit e pushtetit.
“A e dini sa është zhvillues ky buxhet aq sa ka vitamina në një kavanoz me ajvar. Ky buxhet është varfërues për qytetarët e varfër, ndërsa është pasurues për të pasurit të cilët janë të afërt me familjen në pushtet”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës