LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë trazirat në Suedi të shkaktuara nga djegia e një Kurani nga një grup i ekstremit të djathtë

Vazhdojnë trazirat në Suedi të shkaktuara nga djegia e një Kurani nga një grup i ekstremit të djathtë

Përleshjet kanë ndodhur për të katërtën ditë në disa qytete suedeze, të shkaktuara nga djegia e dukshme e një Kurani nga një grup i ekstremit të djathtë anti-emigrant.

Mediat lokale thanë se tre persona u plagosën në qytetin lindor të Norrköping të dielën kur policia qëlloi me të shtëna paralajmëruese ndaj protestuesve, përcjell Telegrafi.

Disa automjeteve u dogjën dhe të paktën 17 persona u arrestuan.


Të shtunën, automjete duke përfshirë një autobus u dogjën në qytetin jugor të Malmos gjatë një mitingu të ekstremit të djathtë.

Më herët, qeveritë e Iranit dhe Irakut thirrën të dërguarit suedezë për të protestuar për djegien.

Ekstremisti danezo-suedez Rasmus Paludan, i cili drejton lëvizjen “Stram Kurs”, tha se ai kishte djegur librin e shenjtë të Islamit dhe do të përsëriste veprimin.

Shefi i policisë kombëtare të Suedisë Anders Thornberg tha në një deklaratë të shtunën se demonstruesit kishin treguar indiferencë ndaj jetës së policëve, duke shtuar: “Ne kemi parë trazira të dhunshme më parë. Por kjo është diçka tjetër”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë

Evropa
Forcat ukrainase përparojnë në rajonin e Kurskut

Forcat ukrainase përparojnë në rajonin e Kurskut

Evropa
Kellogg: Aktualisht jemi vetëm në nivelin e tretë nga dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë

Kellogg: Aktualisht jemi vetëm në nivelin e tretë nga dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë

Evropa
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Ngrirja e ndihmave të huaja nga Trump sjell kaos në media dhe gazetari në mbarë botën

Ngrirja e ndihmave të huaja nga Trump sjell kaos në media dhe gazetari në mbarë botën

Amerika
Kalo në kategori