Partitë politike edhe gjatë ditës së djeshme vazhduan takimet e tyre me qytetarët. Telegrafi Maqedoni ju sjell të përmbledhura aktivitetet e partive më të mëdha, gjatë ditës së djeshme në kuadër të fushatës zgjedhore.
Ne shqiptarët e Maqedonisë e veçanërisht Tetova duhet të vazhdojë të jetë djep i kulturës dhe civilizimit të shqiptarëve, porositi mbrëmë kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, në tubimin qendror në sheshin e qytetit ku u prezentua kandidati për kryetar komune dhe lista e këshilltarëve.
Ai më tej potencoi se nuk mundet që qytetet e maqedonasve të zhvillohen me të gjitha kushtet ndërsa qytete shqiptare të mos kenë as kushtet elementare.
Do të jemi në parlament kur të sillet ligji për gjuhët, vota për Aleancën për shqiptarët do të thotë decentralizim thelbësor i pushtetit për të cilin do të angazhohemi, pasi që vetëm kështu kryetarët e komunave do të mund të jenë shumë më të suksesshëm, porositi dje në Kërçovë lideri i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela.
Sela para të pranishmëve tha se kanë pasur guxim dhe kanë qenë atje ku u zgjodh kryetari i Parlamentit dhe ku rënohej qeveria ku, siç tha, shumë liderë nuk ishin aty, atë ditë në parlament.
“Më lejoni këtu në Kërçovë, publikisht të apeloj dhe t’i jap mbështetje Fatmir Deharit që përsëri të zgjidhet kryetar komune.”, tha Sela.
Bashkimi Demokratik për Integrim dje në vazhdën e takimeve parazgjedhore qëndroi në qytetin e Dibrës ku prezantoi kandidatin për kryetar të Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata dhe listën e këshilltarëve.
Në fund të takimit, në fjalën e tij që e nisi me përshëndetje të ngrohta për të gjithë mërgatën shqiptare kudo ato ndodhen, Amerik, Europë e Australi, lideri i BDI-së Ali Ahmeti foli për krizën politike 2 vjeçare në Maqedoni dhe rolin e BDI-së në atë krizë. I bindur se ne këto zgjedhje lokale BDI do të jetë fituese absolute, sidomos në Dibër, që sipas z.Ahmeti , do të fitojë që në raundin e parë.
Do të bëjmë gjithçka që të tregojmë se fillon jetë e re në qytetet në vend, tha sot lideri i LSDM-së, Zoran Zaev nga tubimi në Vinicë.
Në fjalim, Zaev paralajmëroi ndryshime, duke theksuar se LSDM-ja me siguri do të fitojë me mijëra vota dallim dhe kjo do të jetë e qartë që në raundin e parë. “Më 15 tetor fillojmë ndryshimin në të gjitha sferat e jetesës, sepse do të rrëzohet regjimi dhe do të fitojmë me penë”, theksoi Zaev.
I bëri thirrje qytetarëve më 15 tetor të votojnë për jetën në Maqedoni, duke premtuar se vendi dhe pushteti lokal do të jetë servisi i duhur i qytetarëve.
Populli ynë dëshiron që problemet t’i zgjidhen, dëshiron që qytetet të zhvillohen. Populli dëshiron papunësi më të vogël, paga më të mëdha, arsim më cilësor, spitale më të mira, porositi lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski prej mitingut të djeshëm në Probishtip. Sipas Gruevskit pushteti është në panik pasi që e di se VMRO-DPMNE do të fitojë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë