LAJMI I FUNDIT:

Variacionet gjenetike dhe ndërprerja e duhanit

Variacionet gjenetike dhe ndërprerja e duhanit

Një studim i ri i publikuar ”Biological Psychiatry” njofton se ndryshimi gjenetik në një enzimë të posaçme zmadhon suksesin e trajtimit me bupropion, një bar kundër duhanit.

Në bazë të statistikave, përdorimi i duhanit është njëri nga shkaktarët kryesorë të vdekjes në SHBA, dhe i dyti në botë sipas OBSH-së. Afërsisht 20.9% e të rriturve në SHBA e pinë duhanin dhe përkundër dëshirës së tyre për ta ndërprerë, shumica e tyre e kanë të vështirë.

Hulumtuesit zbatuan gjenotipin CYP2B6 te konsumuesit e duhanit, një gjen i cili njihet për aftësinë e tij të ndryshimit dhe enzima e tij metabolizon edhe bupropionin edhe nikotinën. Participantët në studim u trajtuan me placebo ose me bupropion gjatë dhjetë javëve, transmeton Telegrafi.

Autorët zbuluan se individët me alelet CYP2B6*6 të gjenit përfituan nga bupropioni dhe kontrolluan abstinencën më gjatë në krahasim me ata që përdorën placebo, edhe atë në një proporcion 32.5% ndaj 14.3%. Përkundër kësaj, ata në grupin CYP2B6*1 reaguan mirë në të dy trajtimet me shkallë të njëjtë të abstinencës.


Ky studim paraqet një variacion të shpeshtë gjenetik, i cili duket se është i dobishëm në ndërprerjen e duhanit. Kemi hyrë në një epokë të re, në të cilën mjekët janë në gjendje të përdorin informacionet gjenetike për të mjekuar pacientët e tyre. Nuk është ende i gatshëm përdorimi i këtyre të dhënave në praktikën klinike, por ky studim siguron një shembull të mirë për të trajtuar duhanpirësit në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori