Varfëria është e vjetër aq sa është e vjetër edhe shoqëria njerëzore. Varfërinë e gjejmë në bashkësitë më të vjetra të shoqërisë njerëzore, në kohën antike, në mesjetë, në fund të shekullit njëzetë, por edhe në fillimin e mileniumit të ri. Varfëria dhe elementet e varfërisë nuk ndërrohen, ajo që ndërrohet është definicioni i varfërisë dhe raporti i shoqërisë kundrejt varfërisë.
Nga këndvështrimi historik herë pas here janë paraqitur iluzionet mbi “fitoren definitive” të shoqërisë njerëzore ndaj varfërisë. Sistemi shoqëror socialist ishte një iluzion i tillë, i cili u shkatërrua në mënyrë të palavdishme. Autorë të shumtë janë marrë me hulumtimin e varfërisë, elementet që shënojnë varfërinë, raportin e shoqërisë ndaj varfërisë, por edhe pasojat ekonomike e sociale që varfëria sjell tek njerëzit dhe shoqëria në tërësi. Megjithatë, me varfërinë përballen edhe vendet më të zhvilluara të botës, edhe pse këto vende në pjesën më të madhe posedojnë mekanizmat e tyre për zbutjen dhe eliminimin e pasojave që sjell varfëria.
Me problemin e varfërisë është personalisht edhe ish Presidenti amerikan L.B. Johnson, i cili ka tentuar që të “eliminojë” varfërinë në SHBA, përmes projektit të tij “Shoqëria e Madhe” në mes të viteve gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar. Por, nuk pati sukses. Viteve të shtatëdhjeta, tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta të shekullit të kaluar botës së zhvilluar iu janë bashkangjitur “varfëri të reja”, e mos të flasim për dallimet e mëdha të varfërisë që ekzistojnë në pjesën më të madhe të vendeve në zhvillim dhe atyre të pazhvilluara, e sidomos në vendet që sot quhen “vendet në tranzicion”. Në botë përherë mbahen samite që organizohen nga institucionet e rëndësishme ndërkombëtare (UNDP dhe institucione tjera ndërkombëtare), ku marrin pjesë vendet industrialisht të zhvilluara, vendet në zhvillim dhe ato të pazhvilluara, për gjetjen e formave dhe mënyrave se si të luftohet varfëria, ngase një pjesë e madhe e GDP-së botërore (edhe pse jo aq sa duhet) shkon në këtë drejtim. Varfëria, pra, sot është problem i madh i shteteve dhe shoqërive, prandaj paraqitet edhe si temë e rëndësishme e shkencave shoqërore. Natyrisht që është e vështirë t’i qasemi thellësisë së varfërisë dhe të njihen metodat që shoqëritë në epokat e kaluara kanë zbatuar për eliminimin e saj.
Debatet për definimin e varfërisë dhe për matjen ekzakte të saj janë të vazhdueshme. Dhe, definicioni i varfërisë përherë e më tepër vjen duke u zgjeruar, nga një çasje më shumë e ngushtë e të ardhurave të pamjaftueshme për të siguruar minimumin e gjërave të domosdoshme për jetesë (që është në fazat e para të analizimit të varfërisë) e deri tek koncepti shumë më i gjerë i mënjanimit social (ashtu siç favorizohet nga Komisioni Evropian). Por, vet prezenca e madhe e varfërisë dhe skamjes në Kosovë (edhe historikisht para luftës, por sidomos tash në vitet e pasluftës), që manifestohet si “varfëri standarde” dhe “varfëri ekstreme”, është edhe një arsye më e fortë për hulumtimin e saj. Dhe, arsyeja bëhet edhe më e madhe ngase mundësitë e ekzistencës ekonomike për të siguruar një jetesë normale për një pjesë shumë të madhe të popullsisë në Kosovë është ende një çështje e cila na preokupon jo vetëm në aspektin intelektual, por edhe në atë njerëzor, e mos të diskutohet brenga që duhet ta kenë institucionet e Republikës së Kosovës. Në të gjitha periudhat e “bashkëjetesës në ish Jugosllavi” Kosova ishte vëndi më i pazhvilluar krahasuar më republikat tjera. Kjo pazhvillueshmëri e Kosovës “u fuqizua” edhe më tepër në kohën e luftës së viteve 1998 – 1999 në Kosovë, kur soldateska serbe jo vetëm që vrau dhe zhduku mbi 13.000 njerëz, por shkatërroi të tërë potencialin ekonomik të shqiptarëve (vetëm shtëpitë nga 335.333 që ishin, u shkatërruan afro 200.000). Jo vetëm ky fakt, por edhe burimet e tjera të varfërisë tregojnë që popullata shqiptare në Kosovë edhe më tepër është varfëruar. Sipas hulumtimeve të Bankës Botërore dhe të Institutit për Politika Sociale të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Kosovës dalin të dhënat se pothuajse gjysma e popullatës në Kosovë jetojnë në minimumin e ekzistencës sociale e ekonomike. Nga popullata e tërësishme në Kosovë 16% jetojnë në varfëri ekstreme (me vetëm 0,93 Euro në ditë, ndërsa Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka mundësi që kësaj shtrese më të rrezikuar sociale që jetojnë në varfëri ekstreme vetëm gjysmës së tyre t’u paguajë asistencë sociale në shumë prej vetëm 0,45 Euro në ditë, kurse pjesa tjetër në pamundësi të asistencës sociale nuk dihet se “si jetojnë” (hulumtimet dhe të dhënat japin argumentet se ata me siguri që janë barrë e familjeve dhe të afërmeve të vetë, e në raste të caktuara edhe nga shoqatat humanitare dhe bamirësit tjerë).
Mendoj se rekomandimet për zbutjen e varfërisë në Kosovë duhet të shkojnë në këto drejtime:
– hartimi i politikave adekuate sociale që kanë të bëjnë me këto kategori të familjeve;
– ndryshimi i ligjit mbi skemën e ndihmës sociale, sepse çështja e trashëgimisë së pronës në Kosovë paraqet një problem në vete;
– asistenca sociale për këto familje të rritet në shumën e të ardhurave minimale e të punësuarve në Kosovë;
– këtyre familjeve mos t’u ndërpritet ndihma sociale nëse nuk arrihet një ndryshim faktik i gjendjes së tyre ekonomike e sociale;
– të bëhet përmirësimi i kushteve elementare të banimit për këto familje
– të shkohet në hartimin e politikave të atilla makroekonomike qeveritare që shkojnë në drejtim të përmirësimit të politikave ekonomike, sidomos në punëzënie;
– të forcohen mekanizmat dhe instrumentet politike për realizimin e objektivave makroekonomike, posaçërisht përmirësimi i politikave fiskale, politikave monetare, politikave të të ardhurave dhe politikave të marrëdhënieve ekonomike me jashtë;
– të subvencionohen përmes formave të ndryshme të këtyre politikave prodhuesit e ekonomive bujqësore, blegtorale, arsimore, shëndetësore, turistike, prodhuese, shërbyese dhe veprimtarive tjera, që bëjnë gjenerimin e vendeve të reja të punës, duke u dhënë një përparësi absolute në punëzënie familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, viktimave civile të luftës, rasteve sociale dhe kategorive të varfra të popullatës;
– ndërmarrjet dhe kompanitë tjera që punësojnë numër të konsiderueshëm të të papunëve të favorizohen dhe subvencionohen në mënyra të rregullta ligjore përmes instrumenteve politike dhe mekanizmave tjerë institucionalë;
– të hartohet një legjislacion favorizues për investimet e brendshme dhe ato të drejtpërdrejta nga jashtë, në mënyrë që sa më shumë investitorë të sjellin investimet në vendin tonë ku do të gjenerohen vende të reja pune;
– të organizohen kurse trajnimi për anëtarët e këtyre familjeve në mënyrë që të socializohen ata në jetë normale;
– të vendoset një bashkëpunim më i ngushtë jo vetëm ndërministror, por edhe me ekspert dhe njohës tjerë të politikave sociale, në këtë drejtim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës