LAJMI I FUNDIT:

Vapë dhe temperatura të larta deri në 35 gradë

Vapë dhe temperatura të larta deri në 35 gradë
Foto: Arkiv

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë, ndërkaq maksimalet nga 31 deri në 35 gradë Celsius.


Shkalla e lartë e avullimeve do të krijojë vapë dhe ndjesia e këtyre temperaturave do të jetë më e lartë se sa vlerat e lartshënuara.

Ky mot me këto temperatura tipike verore është si rezultat i ardhjes së masave të nxehta të ajrit nga Afrika Veriore.

IHK njofton se do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.

Meqë indeksi UV do të jetë shumë i lartë rekomandohet që të kufizohemi sa më shumë nga  rrezet e diellit, nga ora 10:00-17:00, sidomos personat me sëmundje kronike. /Telegrafi/