LAJMI I FUNDIT:

Van Gaal: Interi nuk është atraktiv

Van Gaal: Interi nuk është atraktiv

Trajneri i Bayern Munichut, Louis Van Gaal, ka filluar luftën mediatike me trajnerin e Interit, Jose Mourinho, duke thënë se ky i fundit nuk i mëson lojtarët e tij se si të luajnë futboll atraktiv.

“Nuk do të bëja atë që bëri Mourinho në Camp Nou, nuk do të sillesha në mënyrë aq provokuese”, theksoi Van Gaal.

Më herët gjatë karrierës së tij, Mourinho ka punuar si asistent i holandezit te Barcelona.

“Analiza e tij ishte e mirë, edhe pse e kam ditur se ai e kuptonte futbollin. Por, atëkohë ai ishte shumë i panjohur, kurse gradualisht ka evoluuar dhe sot është personalitet i vërtetë”.


“Ai mendon se si të fitojë, kështu bëj dhe unë, por unë dua të shfaq futboll cilësor. Mënyra ime është shumë e vështirë”, deklaroi Van Gaal për Sport Bild. /Telegrafi/