LAJMI I FUNDIT:

Vaksina kundër Covid-19 në Maqedoni, në tre muajt e parë të vitit 2021

Vaksina kundër Covid-19 në Maqedoni, në tre muajt e parë të vitit 2021

Vaksina kundër Kovid-19 në vendin tonë pritet të arrijë në tre muajt e parë të vitit 2021. 833 mijë dozat e siguruara përmes mekanizmit Kovaks nuk do të arrijnë përnjëherë. Kryetarja e Komitetit për imunizim, Aleksandra Grozdanova thotë se sistemi është i përgatitur për vaksinimin e qytetarëve, ndërsa në mënyrë plotësuese është duke u punuar në caktimin e logjistikës së shpërndarjes.

“Presim që vaksinat e para t’i marrin në muajt e parë të vitit 2021. Kjo dinamikë varet nga çështjet administrative të më shumë vendeve, ndërsa më pas fillon procesi i distribuimit të vaksinave në botë. Në muajt e parë sigurisht që presim një pjesë të vaksinave dhe jo të gjitha. Për momentin në Ministri të Shëndetësisë dhe në organet tjera shëndetësore është duke u zhvilluar aktiviteti për organizimin dhe procesin logjistik të shpërndarjes”, deklaroi Aleksandra Grozdanova, Kryetare e Komitetit për imunizim.

Grozdanova shton se vendi është në negociata për sigurimin e vaksinave shtesë nga kompanitë e tjera farmaceutike, përfshi edhe atë të kompanisë Pfizer e cila ka efikasitetin më lartë deri tani.


“Deri tani përmes Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare të BE-s është ofruar bashkëpunim për shtimin e sasisë përfshi këtu edhe vaksinën e kompanisë farmaceutike Pfizer&BioNTech. Procesi zyrtarë për marrëveshje do të nisë pas miratimit të saj”, tha Aleksandra Grozdanova, Kryetare e Komitetit për imunizim.

Përmes Kovaks mekanizmit ku përfshihen edhe shtete tjera nga rajoni dhe BE-ja, Qeveria ka arritur marrëveshje me kompaninë “Astra Zenika” për vaksinën e njohur si “Oksford” efikasiteti i së cilës deri tani ka arritur në 90 për qind. Në ndërkohë, kompanitë farmaceutike kanë ofruar edhe vaksina tjera kundër Kovid-19 me efikasitet edhe më të lartë si ajo e kompanisë Moderna me gati 100% efikasitet si dhe vaksina e kompanisë Pfizer&BioNTech me efikasitet 95 për qind. OBSH akoma nuk ka zyrtarizuar asnjë vaksinë, por kanë deklaruar se për t’i dhënë fund pandemisë nuk mjafton vetëm vaksina por edhe respektimi i masave bazike./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori