LAJMI I FUNDIT:

Vajtuesit dhe ngushëlluesit e votuesve

Vajet, janë pjesë përbërëse të ceremonive rituale të vdekjes. Me ndryshime të vogla, ato janë të njëjta ndër të gjithë popujt e botës. Për nga mënyra e të shprehurit, vajet kanë më tepër formën e poezisë epike, pasi që përshkruajnë ngjarjen. Edhe pse janë klithma dhembjeje për njeriun që ndahet nga të gjallët, ato në Republikën e Kosovës, kohëve të fundit nga partitë opozitare, janë shndërruar në klithma dhembje për njerëzit e gjallë, duke kërkuar që të “shkurorëzohen” nga qeverisja aktuale.

Këto parti politike të Kosovës, kanë arritur të përvetësojnë rolin e llojit të vajtuesve profesionalë. Ky lloj i vajeve të profesionistëve, në ceremonitë rituale të vdekjes, në letërsinë popullore, paraqitet si burim ndjenjash spontane, pasi që nuk e qajnë njeriun e tyre dhe si të tilla nuk e ndjenë fatkeqësinë si farefisi i të vdekurit.

Liderët e këtyre partive politike në Kosovës, fatkeqësisht, jo vetëm që nuk e ndjenë, por e kanë humbur fuqinë e fjalës së mirë dhe shpresëdhënëse. Ata, në kuadër të fushatës parazgjedhore, duke akuzuar Qeverinë e Kosovës, “për mospunë dhe krim të organizuar”, kanë filluar të bisedojnë me qytetarët e vet, sikur vajtuesit profesionist, që bisedojnë me të vdekurin, gjatë riteve mortore.


Dallimi i vetëm i riteve të vdekjes në ceremonitë mortore nga “ritet” e këtyre partive politike, që po i përdorin në kuadër të fushatës zgjedhore është vetëm shpresa për të jetuar. Në vend të premtimeve dhe shpalosjes se programit para elektoratit nga goja e këtyre politikanëve nuk dëgjohet asgjë tjetër, përveç klithma dhe dhembje për “qeverisjen e keqe të vendit”.

Këto subjekte politike, që në fillim të fushatës zgjedhore nuk kanë arrit të japin ndonjë shenjë të alternativës shpresëdhënëse për qytetarët. Ata janë duke e bërë shumë “interesant” fushatën e procesit zgjedhor vetëm me ceremoni të “riteve të vdekjes”.

Është normale dhe s’ka asgjë të keqe që opozita të përdorë fuqinë e saj. Të përcjellë çdo shkelej eventuale ligjore të Qeverisë, dhe pastaj të hedhë kritika dhe akuza në drejtim të përbërëseve të qeverisë.

Për dy vite sa kanë qëndruar në opozitë, deputetët e këtyre partive politike, kanë mundur që të përdorin më shumë fuqinë opozitare. Nëse nuk kanë pasur hapësirë që shqetësimet e tyre për (mos)funksionimin e Qeverisë t’i shprehin n’ Kuvendin e Kosovës, një gjë të tillë kanë mundur ta bëjnë direkët me qytetarët, ashtu siç po bëjnë sot, gjatë fushatës zgjedhore.

Votuesve në fushatën zgjedhore nuk iu duhen akuzat e ndërsjella. Ata nga partitë politike në Kosovë, në tubimet elektorale, presin zbërthimin e programit të tyre zgjedhor. Nuk duan tubime elektorale, të cilat i ngjajnë ceremonive rituale të vdekjes, ku në vend të shpalimit të ndonjë programi shpresëdhënës, dëgjojnë vaje për “jetën e zezë” të tyre!

Ndryshe nga opozita, ndërkaq partitë në pushtet nuk e praktikojnë vajtimin. Si kundërpërgjigje ndajë “ritit mortor” të opozitës, ndërkaq, partitë në pushtet po e praktikojnë ngushëllimin. Edhe pozita njëjtë si në ceremonitë mortore të vdekjes, (ku vizitorët kërkojnë nga kryefamiljari i njeriut që është ndarë nga të gjallët, që të gjejë forcën për ta përballuar dhembjen dhe të vazhdojë jetën), ngushëllojnë qytetarët me punën që kanë bërë gjatë qeverisjes së tyre.

Përmendin projektet kapitale të cilat gjatë këtyre dy viteve i kanë realizuar n’krejt Republikën e Kosovës. Krenohen me investimet kapitale, që i kanë realizuar në ndërtimin e infrastrukturës në arsim, e sidomos në infrastrukturën rrugore. Premtojnë se investimet e tilla kapitale, do të ketë edhe në të ardhmen. Përveç, investimeve në infrastrukturë, partitë në pushtet, gjatë fushatës zgjedhore, premtojnë edhe integrimin e Kosovës në BE, NATO dhe heqjen e vizave….

Partitë politike në Kosovë, me këtë formë, vajtimin dhe ngushëllimin e kanë bërë pjesë e fushatës zgjedhore të këtij viti. Gjatë fushatës zgjedhore të gjitha subjektet politike në vend, nuk duhet t’i vajtojnë dhe ngushëllojnë qytetarët, por do të duhej të zbërthejnë programin e tyre zgjedhor në tubimet elektorale publike, duke bërë kështu prezantimin e programit dhe të kandidatëve të subjektit të tij.

Është normale që beteja gjatë fushatës zgjedhore të përcillet me polemika nga me të ndryshmet. Në çdo vend të botës,ato janë të sanksionuar me kodin elektoral. Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit do të shënojnë një pikë kthese në historinë e Kosovës, prandaj ato do të duhej të kalojnë pa konflikte dhe pa gjuhë nxitëse, ashtu siç organizohen në vendet me traditë të demokracisë.

Pse të mos e marrin shembull, partitë tona, fushatat në SHBA, Angli…, të cilat janë shumë korrekte dhe shumë përmbajtjesore, pa dhunë dhe pa shtrëngime. Në këto shtete krijohet një ambient paqësor në të cilën mund të shkëmbehen edhe mendime më një diversitet të ashpër, por shumë paqësor. Fushata agresive me “rite mortore”, sigurisht se do të reflektojë negativisht te votuesit. Nuk do të ishte ndonjë e papritur dhe një lajm i keq, nëse ata (votuesit),do t’i bojkotojnë këto zgjedhje.

Për një bojkotim eventual të zgjedhjeve të 15 nëntorit, përgjegjësin kryesore do të duhej ta marrin vetë partitë politike, të cilat fushatën zgjedhore nuk po e përdorin për shpërndarjen e programit para votuesve.

Zgjedhjet e 15 nëntori i këtij viti, për shumë arsye, do të jenë më të rëndësishme, që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Qytetarët,me votën e tyre, do të kenë mundësi të përcaktohen për vajtuesit apo ngushëlluesit ?!

(Autori ka të kryer Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe në Prizren. Studion në Fakultetin Juridik në Prishtinë)

Në trend

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Botë
Kalo në kategori