Vaginoza bakteriale paraqet infeksionin më të shpeshtë te fermat në fazën reproduktive. Këtu bëjnë pjesë 60% e infeksioneve vulvovaginale. Vaginoza bakteriale ndodh në rastet e çrregullimit të baraspeshës së baktereve në vaginë dhe kur dominion një lloj i tyre.
Normalisht vagina përmban një numër të madh bakteresh “të mira”, dhe disa lloje bakteresh “të këqija”. Vaginoza bacteriale ndodh kur rritet numri i baktereve të këqija në raport me bakteret e mira
Shkaktarët. Vaginoza bakteriale ndodh si rezultat i çrregullimit të baraspeshës së baktereve në vaginë. Lactobacillusi (bakter i mirë) metabolizon glikogjenin në acid laktik në vaginë dhe kështu ruan pH normale të vaginës, e cila siguron mbrojtjen e vetvetishme nga bakteret e këqija. Kur kjo mbrojtje dobësohet, bakteret tjera të pranishme në vaginë (Bacteroides sp, Peptostreptococcus sp, Gardnerella vaginalis, G. Mobiluncus, Mycoplasma hominis) fillojnë të shumohen dhe shkaktojnë simptoma. Afërsisht 50% e femrave përmbajnë Gardnerella vaginalis në florën normale të vaginës, e cila nuk shkakton infeksion. Antibiotikët me spektër të gjerë veprimi mund t’i shkatërrojnë bakteret e mira , mund të shkatërrojnë florën normale të vaginës dhe të shkaktojnë vaginozën bakteriale. Larja e shpeshtë, përdorimi i gjatë i tamponëve, pecetat intrauterine kontraceptive, diafragmat dhe gjërat e ngjashme, mund ta prishin këtë baraspeshë. Vaginoza bakteriale, po ashtu ndërlidhet edhe me ndërrimin e shpeshtë të partnerit seksual duke mos përdorur prezervativë gjatë kontaktit seksual.
Simptomat. Rrjedha e lëngut me aromë të pakëndshme, të kruarit dhe tejndjeshmëria, janë simptomat më të shpeshta të vaginozës bakteriale, ndërsa më së shpeshti janë të pranishëm gjatë kontaktit seksual dhe menstruacioneve. Mund të jetë i pranishëm edhe lëngu i dendur, i ngjitshëm me ngjyrë të bardhë ose të hirit, nga katër ditë deri në katër javë pas kontaktit. Rritja e pH së vaginës po ashtu konsiderohet i simptomë e sëmundjes.
Duhet theksuar se disa femra nuk kanë aspak simptoma.
Komplikimet. Vaginoza bakteriale ndërlidhet me sëmundjet inflamatore, papjellshmërinë, shtatzëninë jashtëmitrale, lindjen e parakohshme dhe lindjen e foshnjës me peshë të vogël trupore.
Mjekimi. Vaginoza bakteriale mjekohet me antibiotikë. Më së shpeshti jepen metronidazoli dhe klindamicina. Te vaginoza bakteriale nuk është i nevojshëm edhe mjekimi i partnerit seksual.
Parandalimi. Ende nuk janë të njohura mënyrat më të mira të mbrojtjes, mirëpo disa nga metodat e mëposhtme mund ta zvogëlojnë rrezikun për ta fituar sëmundjen:
– Abstinenca. Mënyra më e mirë për ta parandaluar një sëmundje seksualisht të transmetuara është shmangia e kontaktit seksual vaginal, oral dhe anal.
– Njohja e partnerit zvogëlon mundësinë e infektimit
– Përdorimi i prezervativëve gjatë çdo kontakti vaginal, oral ose anal.
– Shmangia e larjes së shpeshtë të regjionit gjenital
– Kontrollet e rregullta gjinekologjike
– Gjatë përdorimit të antibiotikëve duhet pasur kujdes në marrjen e dozës së plotë të rekomanduar, me qëllim që simptomat të mos rikthehen.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës