LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimet më të mira se pilulat për zemrën?

Ushtrimet më të mira se pilulat për zemrën?

Të gjithë e dimë se duhet të lëvizim, por një studim i ri na jep edhe një arsye shtesë se pse duhet të ushtrojmë rregullisht.

Sipas një studimi të ri nga shkencëtarët britanikë, i botuar në “British Medical Journal”, ushtrimi është më efektiv se barnat të cilat përshkruhen për shërim të shpejtë pas një sulmi në zemër, transmeton koha.net.

Hulumtuesit kanë studiuar rezultatet e 305 hulumtimeve në të cilat kanë marrë pjesë më shumë se 340.000 njerëz. Rezultatet e analizave treguan se për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, ushtrimet janë më të mira se ilaçet.

Hulumtuesit theksojnë se pasiviteti fizik është madje shkaktari i katërt kryesor i sëmundjeve të zemrës dhe sistemit të qarkullimit të gjakut, ndërsa çdo vit shkakton rreth 3.2 milionë vdekje në mbarë botën.


Hulumtuesit u sugjeruan mjekëve që në vend të barnave, pacientëve t’u përshkruajnë aktivitet fizik. Madje 200 pacientë ndoqën udhëzimet e mjekut dhe ushtruan për një periudhë prej 3 muajsh,rezultatet e analizave treguan se rritja e aktivitetit fizik tek pacientët për 60 për qind ishte më efektive sesa marrja e ilaçeve.

Për qëllime kërkimore pjesëmarrësit ushtruan sipas planit të hartuar për nevojat e tyre, i cili ishte miratuar nga mjeku, prandaj është e nevojshme që të konsultoheni me mjekun para fillimit të ushtrimeve dhe aplikimit të shprehive të reja.

Tek disa persona ilaçet ndjeshëm përmirësojnë cilësinë e jetës, dhe kjo është arsyeja se pse duhet ta mbani mend se ushtrimi tek disa njerëz nuk mund të jetë zëvendësim për ilaçet, por në një farë mase mund ta zvogëlojë nevojën për ilaçe apo ta përmirësojë rezultatin përfundimtar. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori