LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimet mbrojnë nga diabeti

Ushtrimet mbrojnë nga diabeti

Diabetikët me moshë mesatare dhe të shtyrë në moshë, të cilët rregullisht ushtrojnë janë shumë më pak të rrezikuar nga vdekja prej sëmundjes së sheqerit dhe komplikimeve të saj, ka treguar një hulumtim i realizuar në SHBA.

Për nevojat e studimit, janë përcjellë 3.148 meshkuj me diabet tip 2, në periudhë kohore nga viti 1986 deri në vitin 2007, me ç’rast është treguar se rreziku i vdekjes nga diabeti dhe komplikimet e tij lëviz nga 36 deri në 47%.

Mirëpo te grupi i participantëve të cilët ishin marrë me ushtrime trupore, kjo përqindje ishte dukshëm me e vogël, me ç’rast vetëm 9 deri 15% ishin të rrezikuar për të vdekur nga sëmundja e diabetit nëse ushtrimet ishin të rregullta.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori