LAJMI I FUNDIT:

Ushtrimet fizike riparojnë dëmtimin e trurit, shkaktuar nga alkooli

Ushtrimet fizike riparojnë dëmtimin e trurit, shkaktuar nga alkooli

Hulumtimi i ri ka gjetur se ushtrimet aerobike mund të lehtësojnë disa prej dëmeve neurologjike të shkaktuara nga pijet e rënda.

Ushtrimet fizike mund të ndihmojnë ish-alkoolistët të kufizojnë dëmin e alkoolit që është bërë me trurin e tyre. Një nga autorët e studimit, Hollis Caroll, nga Universiteti i Kolorados, ka thënë: “Angazhimi në ushtrimin e rregullt aerobik është parë se mund të përmirësojë të mësuarit, kujtesën, dhe vetëkontrollin.

Kjo duket të jetë veçanërisht e vërtetë në mesin e njerëzve të rritur të cilët ushtrojnë rregullisht. Studimi gjeti se konsumimi afatgjatë i alkoolit çon në dëmtime nervore që duket e ngjashme me rënien e parë në njerëzit e moshuar.

“Kjo sugjeron se individët të cilët kanë përjetuar problemet e trurit nga konsumimi i tepërt i alkoolit, me stërvitje fizike mund të shërojnë ato efekte.” Gjetjet janë për shkak të botuar në revistën: “Alkoolizmi, hulumtime klinike dhe eksperimentale”. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori