LAJMI I FUNDIT:

Ushtrime kundër demencës

Ushtrime kundër demencës

Ushtrimet trupore të cilat përfshijnë nxehjen dhe zgjatjen, dhe të cilat kryhen së paku tri herë në javë me nga 75 minuta mund të përmirësojë gjendjen e pacientëve me demencë.

Ushtrimet e organizuara të cilat janë të dizajnuara për përmirësimin e forcës, fleksibilitetit, lëvizshmërisë dhe koordinimit, mund ta përmirësojnë gjendjen e përgjithshme të pacientët me sëmundjen Alzheimer (demencën senile)- njofton revista International Journal of Sports Medicine.

Personat me këtë sëmundje të cilët i kanë të kufizuara mundësitë fizike, janë shumë pak të aftë për kryerjen e aktiviteteve të përditshme, gjë që ndikon në kualitetin e tyre jetësor.

Shkencëtarët nga Universiteti i Madridit (“Universidad Europa de Madrid”) kanë analizuar ndikimin e ushtrimeve fizike te pacientët me sëmundjen Alzheimer, femra dhe meshkuj me moshë mbi 70 vjeç, brenda 12 javësh. Ushtrimet kanë qenë të thjeshta: nxehje, zgjatje, ecje, lëvizje të nyjave, trajnime me gomë elastike, si edhe trajnime të koordinimit me anë të topit.


Rezultatet kanë treguar përmirësim të dukshim të fuqisë dhe fleksibilitetit, edhe të pjesës së sipërme edhe të pjesës së poshtme të trupit; aftësi të mbajtjes së baraspeshës, aftësi të ecjes më të lehtë dhe qëndrimit në një pozitë. Në këtë mënyrë këta pacientë ka krijuar aftësi për të kryer aktivitetet e përditshme, shkuarjen në tualet, çuarjen nga krevati, mbajtjen e higjienës personale etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori