LAJMI I FUNDIT:

Ushtrime fizike për t’u çlodhur

Ushtrime fizike për t’u çlodhur

Ndjeheni të lodhur dhe keni dhimbje në trup. Mos u shqetësoni, pasi specialistët e fitnesit sjellin një këshillë shumë të mirë: merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u çlodhur.

Besnik Humolli, trajner fitnessi
www.fitness-prishtina.com

Këshilla për të rifituar formën e shkëlqyer

Sezoni i verës është duke përfunduar dhe ju gjatë qëndrimit buzëdeti jeni marrë me shumë sport dhe ushtrime fizike, aq sa duket se edhe e keni ekzagjeruar. Tashmë keni nisur të ndjeheni të lodhur dhe të keni dhimbje në trup. Por mos u shqetësoni, pasi specialistët e fitnesit sjellin një këshillë shumë të mirë: merruni me sport dhe ushtrime fizike për t’u çlodhur.


Por mos harroni se jo gjithnjë pushimet dhe sezoni i verës ndihmojnë në dobësimin dhe në uljen e peshës trupore, pasi nga sa është vërejtur ndodh krejt e kundërta. Sipas specialistëve kjo lidhet me shumë arsye si pushimi i organizmit, liria që i japim vetes në konsumimin e produkteve të ndryshme dhe të shumta, pa vendosur një limit dhe kontroll në to, ndryshimi i sistemit të jetesës, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, etj.

A nuk ju ka ndodhur që megjithëse pushimet i keni përfunduar të ndjeheni të lodhur. Në përgjithësi është shtylla kurrizore dhe shpatullat ato që më së shumti ndiejnë dhimbje, sidomos qafa dhe pjesa e pasme e kokës.

Ushtrimet fizike janë një balsam për trupin por në rast se nuk ekzagjerohet me to. Trupi shumë herë e ka të vështirë të çlodhet dhe të largojë stresin, ndaj në ndihmë të tij janë ushtrimet fizike dhe sporti. Ja disa këshilla të thjeshta për të arritur menjëherë një formë fizike të shkëlqyer dhe për t’u çlodhur.

Kur ju bllokohet qafa

Ndjenja e parë që ndjehet është ajo që nuk arrini të lëvizni qafën mbrapa, para dhe anash. Madje ndieni edhe një dhimbje dhe një ndjesi të bezdisshme në zverk. Por nuk duhet ta ngatërroni këtë dhimbje me dhimbjet klasike në rast se jeni ftohje muskujsh. Në këtë rast është e rëndësishme të verifikoni natyrën e dhimbjes, që vjen si pasojë e mungesës së aktivitetit ose ushtrimeve të sforcuara. Në këtë rast duhet të ndiqni ushtrime specifike dhe nëse është e mundur edhe masazhe qetësuese.

Shpatullat ‘e ngurtësuara’

Në këtë rast muskujt paravertebralë janë si të ngrira dhe ndieni dhimbje të forta, që ndjehet më shumë kur përpiqeni të përkuleni përpara. Edhe në këtë rast duhet të dalloni dhimbjen që mund të vijë si pasojë e një ftohjeje muskulare, në rast kur dhimbjet vazhdojnë dhe janë të forta këshillohet t’i drejtoheni mjekut.

Ushtrimet për shtyllën kurrizore janë shumë efikase nëse praktikohen në mëngjes dhe në mbrëmje. Mund të përdoren edhe kremra specifikë që ndihmojnë në çlodhje po kështu edhe një banjë e ngrohtë. Ndërkohë duhet të keni parasysh se nuk duhet ta ekzagjeroni me ushtrime. Një këshillë tjetër është edhe mënyra se si flini. Evitoni fjetjen me shumë jastëkë dhe të lartë. Shtylla kurrizore është shumë delikate ndaj edhe për largimin e dhimbjeve duhet të bëni ushtrime të lehta për shtrydhjen e muskujve dhe të kockave. Por në raste se vuani nga sëmundje që janë edhe burim i dhimbjeve duhet të keni parasysh këshillën e specialistit.

Mesi dhe këmbët e rënduara

Dhimbjet në zonën e legeni apo mesit dhe të këmbëve mund të përcaktohen me shumë vështirësi. Në këto raste ndieni gjithnjë edhe më shpesh një rëndesë të këmbëve dhe lodhje, që gjithashtu shoqërohet edhe me fryrjen e pjesës më delikate, që është kavilja. Por edhe në këtë rast duhet të dalloni dhimbjen që vjen nga një tërheqje muskulare apo vrapim i tepruar nga dhimbjet që derivojnë nga hernia, një problem i nervit shiatik që ndodhet përgjatë pjesës së pasme të kofshës deri në fund të këmbës. Ndërkohë që fryrjet e këmbëve apo kaviljes gjithashtu mund të jenë simptoma klasike të variceve apo sinjale të një patologjie kardiake dhe të veshkave. Në këtë rast kërkoni këshillën e mjekut. Në këtë rast janë shumë të vlefshme masazhet dhe ushtrimet e lehta. Në fund të çdo seance ushtrimesh duhet të shtriheni në tokë dhe të ngrini këmbët lart, mirë do të ishte sikur t’i mbështesnit në një tavolinë. Kjo gjë ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe në çlodhjen e plotë. /Telegrafi/