LAJMI I FUNDIT:

Po ju propozojmë se çka t’i dhuroni së dashurës

Po ju propozojmë se çka t’i dhuroni së dashurës

Pos pjesëtareve të gjinisë së bukur të familjes suaj, nënës, motrës, personi i cili me siguri pret dhuratën nga ju për 8 mars – Ditën e Gruas, është edhe e dashura juaj, përkatësisht bashkëshortja.

Edhe po qe se lidhja juaj sapo është filluar, ose jeni duke u argëtuar tashmë disa vite, apo jeni të martuar, ndaj femrave gjithmonë duhet pasur kujdes dhe përkushtim të njëjtë dashurie, transmeton Telegrafi.

Ky është rasti ideal që të ndani pak kohë dhe angazhim dhe t’i bëni së dashurës suaj një surprizë speciale.

Kapela e femrës është dhuratë origjinale

Duke shikuar revynë e modës në programet televizive e dashura juaj mbase ka parë edhe kapelën për të cilën pa frymë ka bërë komentin: “Kjo është e mrekullueshme!”

Kjo ka qenë më tepër se shenjë që të kuptoni që vërtet e dëshiron një kapelë të tillë në gardërobën e saj. Pothuajse është e sigurt që nuk do të arrini të gjeni kapelë identike, mirëpo gjithmonë mund të shkoni nëpër butikë të qytetit dhe të gjeni alternativën.

Edhe një këshillë: Nëse keni arritur të kurseni mjaft para, që të plotësoni pamjen prej dame të së dashurës suaj, kërkoni doreza me nuancë të ngjashme sikur kapela.

Grimi është dhuratë e qëlluar

Sikur të kishit pyetur cilëndo femër se a ka grim të mjaftueshëm, përgjigjja e saj me siguri do të ishte negative. Krahas kësaj, me siguri do të pasonte komenti: “Grimi kurrë nuk është i mjaftueshëm!”

Pra, edhe e dashura juaj nuk bën përjashtim. Kushtoni kujdes cilat nuanca i preferon e dashura juaj dhe në bazë të saj zgjidhni buzëkuqin. Nëse nuk jeni të sigurt cili buzëkuq më shumë i përshtatet, kërkoni ndihmë nga mikja e saj më e mirë.

Edhe një këshillë: Nëse ju jepet mundësia respektoni rregullën që nuanca e buzëkuqit do të duhej të ishte sikur nuanca e llakut të thonjve, dhe do ta bëni dhuratën edhe më të plotë.

Shpirti i natyrës në saksi

Nëse nuk dëshironi që së dashurës suaj t’i dhuroni lule klasike për 8 mars, si p.sh. karafila apo trëndafila, dhuroni një lule në saksi. P.sh. kaktusi do të ishte zgjedhje e mirë. Kaktusi me siguri do ta plotësojë enterierin e dhomës së të dashurës suaj. Në të vërtetë do të ketë të zgjedhur vendin e veçantë në dhomë. Kjo lule nuk kërkon angazhim të madh.

E dashura ime gatuan ëmbëlsirat më të mira

Kohëve të fundit e dashura juaj është interesuar për gatimin e gurabijeve, tortave apo ëmbëlsirave të tjera. Dhuratë ideale për 8 mars për të dashurën tuaj do të ishin kallëpet për gurabija formash të ndryshme. Nëse do të shkoni nëpër dyqane, do të gjeni zgjidhje të llojllojshme – në formë zemre, yjesh… Blini edhe disa revista me receta “të ëmbla” dhe të gjitha këto dhurojani së dashurës.

Edhe një këshillë: E dashura juaj me siguri nuk do të refuzonte që t’ju përgatiste gurabija formash të ndryshme, andaj mbrëmja e bukur së bashku është ëmbëlsira plotësuese.

Këllëfi për syze

Nëse e dashura juaj para pak kohësh ka filluar të bartë syze me dioptri, është më se e sigurt që akoma nuk ka mundur të gjejë këllëfin ideal për to. Megjithatë, ju nevojitet një mund goxha i madh për t’i gjetur ato më të përshtatshmet.

Festa e femrave është datë ideale që bash ju të bëni një angazhim, krahas njohjes së mirë të shijes së saj, të gjeni atë për të cilën do të jeni të sigurt se do t’i pëlqejë. Ngazëllimi i së dashurës suaj nuk do të mungojë.

Dhe në fund do të shtonim: Dita e Gruas nuk duhet të jetë vetëm një herë në vit. Dita e gruas është çdo ditë, andaj respektojeni bashkudhëtaren tuaj dhe dashurojeni. Ato mund t’jua shpërblejnë! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Stil
Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Stil
Kalo në kategori