Gjatë muajve në pritje të fëmijës, prindërit mendojnë me qindra emra; por sipas përllogaritjeve, një në pesë persona pendohet për zgjedhjen e emrit.
Në fakt, bëhet fjalë për një zgjedhje jo pak të rëndësishme sipas një studimi kërkimor të New York University e më pas të publikuar në revistën The Independent.
Përfundimi i këtij studimi ishte se në fakt, emri ka njëfarë ndikimi në mundësitë për karrierë e sukses të një personi.
Ndonjëherë, ndodh që kur mësojmë emrin e një personi, kemi ndjesinë që emri i përshtatet më së miri atij. Por, ndoshta nuk është thjesht një vetësugjestionim.
Sipas kërkuesve amerikanë, ka më shumë mundësi për të arritur pozicione të larta në punë, një person, emri i të cilit është i shkurtër, i thjeshtë e i lehtë për t’u shqiptuar.
Po ashtu, sipas një studimi të ngjashëm të Universitetit Marquette, Monitor shkruan se personat që kanë një emër të rrallë dhe të ndërlikuar kanë më tepër vështirësi për t’u punësuar.
Duke u thelluar edhe më shumë në këtë studim, kërkuesit kanë vërejtur një lidhje në inicialet e emrit dhe mbiemrit. Për shembull, personat, mbiemri i të cilëve nis me një nga shkronjat e para të alfabetit, kanë më shumë avantazhe në shkollë; ndërsa personat, mbiemri i të cilëve fillon me një nga shkronjat e fundit të alfabetit do të jenë më të prirë për blerje pa kontroll.
Ky është përfundimi i Economics of Education Review, që e argumenton këtë veprim me faktin se këta persona, duke qenë gjithnjë të fundit në renditje, jetojnë me ankthin e humbjes së kohës e rasteve për të arritur një qëllim.
Së fundi, revista e specializuar Psychological Science sjell në vëmendje një studim gjerman, sipas të cilit ata që kanë një mbiemër, që tingëllon fisnik dhe i qartë, kanë më shumë mundësi për të arritur poste të larta drejtuese. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Katër shenja të zodiakut që nuk zbulojnë kurrë gjithçka që mendojnë

Largoni njollat e vajit në rroba me dy përbërës shtëpiake

Si të voziteni në një gondolë në Venecie për vetëm dy euro

Si të mbani shtëpinë pa miza gjatë verës, pa kimikate por me një përbërës natyral

Pastrojeni gëlqeren në ibrik me ndihmën e këtij përbërësi

Metoda me akull për larguar gropat në tepih po bën xhiron në rrjetet sociale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ylli spanjoll lë anash Arsenalin dhe i jep prioritet kalimit tek Real Madridi

SHBA-ja largon trupat nga Siria - shfaqjen pamjet e tërheqjes së ushtrisë

Peci: Opsion real që më 15 qershor të shkojmë në zgjedhje të reja

Një natë para finales, Egli dhe Rozana përloten – Gjesti këndon: S’kena me u pa më bashkë

I dërguari i Trumpit: Rusia mund të marrë disa rajone të Ukrainës, por jo të pestat

Sa janë të vërteta pretendimet për "traktatin e pandemisë së OBSH-së, një përpjekje për të shmangur gabimet gjatë COVID-19"?