LAJMI I FUNDIT:

Ushtria shqiptare rrit mobilizimin, pritet të shtojë 2,100 rezervistë

Ushtria shqiptare rrit mobilizimin, pritet të shtojë 2,100 rezervistë
Foto: Ilustrim

Në Ushtrinë shqiptare, ku shërbejnë 8,500 forca aktive, do të mobilizohen edhe 2,100 rezervistë.

Nevojat e kohës që kanë prodhuar pasiguri dhe klimë tensionesh, pas pushtimit ushtarak të Ukrainës nga Rusia, po orientojnë ministrinë e mbrojtjes të riorganizojë ushtrinë.

Në projektligjin e që po konsultohet, kërkohet që në forca reserviste të përfshihen jo vetëm ish-ushtarakë, por edhe civilë.


Këta të fundit do të kryejnë stërvitje vjetore, që zgjat nga 15 deri në 45 ditë, dhe me urdhër të vecantë edhe më gjatë se kjo periudhë.

Në draft caktohet edhe pragu i moshës për personelin që do të rekrutohet, si dhe autoritetet dhe zyrat që do të mobilizojnë këta individë.

Ligji ka edhe efekte financiare të konsiderueshme. Kostoja fillestare e aktivizimit e përllogaritur për 2,100 vetë, do të jetë në vlerën 1,5 miliardë lekë dhe kosto mesatare e mobilizimit për një afat kohor mesatar prej 40 ditë mobilizim në vit do të jetë në vlerën 830 milionë lekë. Pra, Ministria e Mbrojtjes do të kërkojë të paguajë edhe 2.3 miliardë lekë për personelin rezervë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori