LAJMI I FUNDIT:

Ushtria serbe në kufi me Kosovën, Peci: Rusia përmes Vuçiqit e Serbisë po e kërcënon NATO-n

Ushtria serbe në kufi me Kosovën, Peci: Rusia përmes Vuçiqit e Serbisë po e kërcënon NATO-n
Foto: Arkiv

Drejtori ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci, duke komentuar vendosjen e trupave të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, ka thënë se është një skenar i përbashkët me Rusinë dhe me këtë veprim Serbia po e kërcënon edhe NATO-n.

“Me dislokimin e trupave ushtarake, duke përfshire këtu tanket dhe artilerinë në kufi, Serbia nuk është duke e kërcënuar vetëm Kosovën, por de-facto edhe NATO-n. Për ketë kemi tani alarm në Washington dhe ne Bruksel, dhe atë në nivelet me te larta, dhe NATO është duke dërguar trupa shtese dhe trupa te tjera i ka vene ne gjendje gatishmërie”, ka shkruar Peci në një postim në Facebook.

Më tej ai ka thënë se “plani i Beogradit që përmes ‘little green man’ të tij, të simuloj një kryengritje në veri dështoi, duke ju falënderuar neutralizimit te përbashkët të këtij grupi terrorist nga Policia e Kosovës dhe KFOR-i”.


“Tani Serbia po tenton të hap një konflikt të ri të armatosur, dhe kjo po shihet nga qielli se është një skenar i përbashkët me Rusinë, pasi kjo i nevojitet asaj me shumë se çdo gjë, kur është në rruge te pësimit të disfatës ushtarake në Ukraine. Me ketë Serbia po e vërteton edhe një herë se është vetëm një vegël e Kremlinit, dhe se tregimi i balancimit në mes Brukselit dhe Moskës tanimë ka përfunduar, dhe se simulimet e saja se është duke lëvizur ngadalë drejt perëndimit, ju prishen ëndrrat shumë politik-bërësve qe shpresonin, dhe kishin iluzione se Beogradi është duke u kthyer në rrugë të mbarë. Ky akt i Serbisë tregon asgjë më shumë dhe më pak se sa thellë ka depërtuar ndikimi rus brenda strukturave politike dhe ato te sigurisë, sa që me ose pa dëshirë janë duke e shtyrë këtë vend që të veprojë kundër interesave te tij”, ka thënë Peci, transmeton Telegrafi.

Peci ka thënë se tani “shtrohet pyetja se çfarë duhet të bëhet më tutje”.

“Kosova në këtë rast duhet ta përcjellë Washingtonin, pasi potenciali i konfliktit ka dimensione shumë më të gjera, në të cilën vendi ynë duhet të veprojë si një aleat i përgjegjshëm. Këtu dua të them edhe një gjë, dhe atë që në vendet demokratike ushtria nuk përdoret për të luftuar terrorizmin. Po ashtu, në këtë situatë shkuarja e FSK-së në veri, kur vetëm kemi rritje të numrit të ushtarëve të KFOR-it në këtë pjesë të Kosovës nuk do të mund të kontribuonte në rritjen e sigurisë në atë pjesë të vendit në situatën momentale, përkundrazi, do ta komplikonte atë. Mirëpo, nëse është e domosdoshme, NATO-ja në një situatë tjetër edhe mund ta jep lejen për dislokimin e trupave të FSK-së. NATO-ja asnjëherë nuk ka thënë se FSK nuk mund të shkojë në veri, por e ka bërë të qartë se kjo mund të bëhet vetëm me lejen e tij. Prandaj, është mirë që mos t’i përziejmë kabllot këtu. FSK do të kishte bërë mirë që të kujdeset për kufijtë lindor të Kosovës, dhe atë së bashku me KFOR-in amerikan, pasi aty kemi një kufi të gjatë, dhe nëse konflikti fillon në veri (mos e dhashtë Zoti), ai nuk do të kufizohet vetëm aty, por do të hapet përgjatë krejt kufirit Kosovë-Serbi. Mos të harrojmë se ditëve të fundit ka pasur edhe lëvizje shtesë të trupave ushtarake serbe drejte bazës Cipolin, 5 km afër Bujanovcit, e cila është edhe baza më e madhe ushtarake e Serbisë”, thotë Peci.

Tutje ai thotë se “në anën tjetër, NATO-ja dhe BE-ja kanë instrumente të tjera me të cilat mund ta detyrojnë Serbinë që të tërhiqet nga kufijtë e Kosovës, dhe ky problem duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë”.

“Njëra ndër instrumentet e para, nëse nuk kthjellet Serbia brenda një kohe të shkurtër, është kthimi i zonës së mbrojtur prej 5km (këmbësorinë) dhe 25 km (aviacionin dhe artilerinë) nga kufiri me Kosovën, dhe rikthimin e urdhrit aktivizues (Activation Order) që është hequr në vitin 2001, pas rënies së Millosheviqit. Po ashtu, ajo mundet që menjëherë t’ia suspendojë anëtarësinë në Partneritetin për Paqe, dhe t’i vendos edhe sanksione për shit-blerje të armatimit, prej të cilave Serbia inkason mbi një miliardë në vit. Në anën tjetër, BE dhe SHBA mund t’i vendosin sanksione ekonomike dhe tërheqjen e investimeve të tyre, të cilat këtë vend mund ta kolapsojnë regjimin e Vuçiqit brenda një kohe të shkurtër”.

Prandaj, sipas Pecit, në këtë situatë Kosova duhet ta luajë rolin e aleatit besnik, që kontribuon për ruajtjen e paqes.

“Në këtë situate, duhet t’i përcillet një mesazh i qartë komunitetit serb në Kosovë me tone bashkëpunuese dhe përkujdesjeje, pasi ata janë qytetarë të vendit tonë, sikurse të gjithë shtetasit e Kosovës. Përpjekjet për terrorizëm më së miri munden me mjete politike. Winning minds and hearts – fitimi i mendjeve dhe zemrave është esenca e këtyre përpjekjeve. Prandaj, në këtë kohë na duhet pjekuri politike si asnjëherë më parë, dhe duhet ta kemi parasysh se rrahja e gjokseve dhe retorika e shfrenuar, vetëm se mund ta degradojë fitoren e javës së kaluar, e cila presionin Perëndimit ndaj Kosovës, tani e ktheu në përplasje me Serbinë. Tek e tutje, nuk e kemi luksin e gabimeve, pasi ato mund të kushtojnë shumë”, ka shkruar Peci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori