LAJMI I FUNDIT:

Ushtria izraelite sulmon televizionin palestinez, arrestohet drejtori

Ushtria izraelite sulmon televizionin palestinez, arrestohet drejtori

Ushtria izraelite ka hyrë në redaksinë e televizionit palestinez “Palestina sot” në Ramali dhe ka arrestuar drejtorin e këtij televizioni, ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë Luba Samri.

Izraeli akuzon këtë televizion se është zëdhënës i ekstremistëve të xhihadistëve islamikë dhe se përkrah dhunën dhe bën thirrje për urrejtje.

Ushtria ka hyrë sot në hapësirat e televizionit duke bastisur dhe konfiskuar materialet dhe pajisjet, por programi nuk është ndërprerë.


Kanali do të emetojë programin në Rripin e Gazës, ka bërë të ditur shërbimi i sigurisë së Izraelit Shin Bet.

Në deklaratë të këtij shërbimi thuhet se “Palestina sot” thërret për sulme terroriste kundër Izraelit dhe është “mjet i rëndësishëm i islamit xhihadist me të cilin populli i Bregut Perëndimor bën ftesë për dhunë”.

Drejtori i televizionit siç thuhet është ekstremist i xhihadit islam i cili në Izrael ka qenë i arrestuar për shkak të aktiviteteve të tij.

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

Amerika
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Kalo në kategori