Ushtari i gjeneralëve të vdekur
Nëse e harron mbrojtësin e ditëve të vështira, ke hapur portën e vështirësive në ditë të mira.
Gjeneralët mund ta shijojnë ëmbëlsinë e të qenit dëshmor, vetëm nëse në botëkuptime dhe veprime i shkojnë pas ushtarëve, ndërsa një gjë të tillë ushtarët mund ta arrijnë edhe pa urdhrin e gjeneralëve. Ushtari para se të jetë i udhëhequr prej ndonjë gjenerali, ai udhëhiqet prej dëlirësisë së vullnetit të tij, ndërsa gjeneralët përpos ndjenjës së atdhedashurisë, ata për një gjë të tillë përgatiten profesionalisht dhe diskursin e udhëheqjes së luftës e marrin si çdo profesion tjetër. Lufta pa gjeneral as që do të mendohej ndonjëherë, edhe pse po i hoqëm këta, nuk do të thotë se shporrëm luftën! Këta janë maza e bërjes së një lufte. Porse edhe kjo do të jetë vetëm një shkumë mbeturine, poqë se nën mazë nuk qëndron lënda e parë – qumështi. Mbase ky është proces që kryhet edhe vetvetiu, ngaqë është në natyrën e qumështit që pas qëndrimit në një enë, ta krijon mazën, duke i ngritur kështu përpjetë substancat që janë më të dendura me yndyrë. Nga kjo del se maza krijohet prej qumështit dhe qumështi pa mazë pandehet si qumësht shumë i dobët, pra në rivalitet me ujin, ku pas një kohë të shkurtër ky produkt do të trajtësohet në hirrë, që do të jetë një pije e kërkuar dhe dashur e maceve.
Në një pllajë të zhveshur, mendja kërkonte një vend të përshtatshëm, qëllimi i së cilës ishte zbritja sa më e lehtë në tokë. Duket se ishte lodhur së tepërmi duke fluturuar sipër majave të thepisura të maleve. Gjithnjë e më shumë ngjasonte me aeroplanin, që përmes uturimës së frikshme, mëtonte të tregojë se është duke kërkuar vend për ulje dhe se gjendet në zgrip të avarisë. Ndonjëherë është i çuditshëm njeriu, që derisa gjendet sipër reve, i bërë kruspull brenda në aeroplan, është i prirë të mendojë për çështjet dhe misteret tokësore, i cili me plugun e mendjes kërkon shtresa më të pasura tokësore, ndërsa kur është në tokë, ai do të kridhet në atë që gjendet matanë reve, duke mënjanuar kështu sinkronizimin e tij natyral. Kësaj radhe vendosëm që unë dhe bashkëbiseduesi im, mendjen t’ia përshtatim pozitës së trupit në tokë.
Përse ti mendon se Kadareja në romanin e tij, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, vë në spikamë angazhimin dhe brengën e një gjenerali të një kohe tjetër, qëllimi i të cilit ishte nderimi imanent i familjeve dhe ushtarëve që eshtrat dhe medaljonet e tyre mezi dëshmonin identitetin? – më pyeti bashkëbiseduesi. Pakëz i zënë ngushtë prej kësaj pyetje, që në vete ngërthente analogjinë e realitetit tonë, iu përgjigja, – sepse është në moralin e gjeneralit, që pavarësisht kohës së shërbimit, ai është i përhershëm në përvijim të synimit të atyre që dhanë më të shtrenjtën dhe të atyre që mbeten gjallë, që për dallim prej të rënëve, këta do t’i rrëfejnë karvanit të gjeneratave tjera për fshikullimat e plumbave dhe të topave. Mbetëm si të mpirë, thuajse pyetësi s’kishte ditur çfarë kishte pyetur dhe përgjigjedhënësi s’kishte ditur në ishte përgjigjur drejtë, apo vetëm kishte folur sa për ta mbytur heshtjen në atë pllajë të zhveshur, ku erërat pareshtur e rrihnin. Nuk folëm gjatë kohë, herë sodisnin fshatin poshtë asaj pllaje e herë i shikonim retë se si lëviznin pa i shtyrë askush, edhe pse shtytësja – era ekzistonte, por ne nuk e shihnim. Pas asaj përgjigje që më shërbeu si një çelës i portave që vështirë hapeshin, porse po u hapën vështirë ishte të dilje!
Në luftërat tona çlirimtare, ndodhi e kundërta. Pas lufte ushtari si gjuetar i pasionuar pas lepujve, kërkonte gjeneralët e dikurshëm (me emrin gjeneral kam për qëllim gjithë piramidën udhëheqëse të luftës). Vështirë ishte t’i gjeje diku, mbase edhe veshja me petk prej politikani, që si shkonte aspak përshtati, krijonte hendeqe gjithnjë e më të thella për një takim të mundshëm. Në takimet përkujtimore, ushtarit tentohej t’i jepej roli i drejtuesve të makinave të mysafirëve, duke i mbajtur kështu sa më larg rreshtave të parë dhe foltoreve. Pas mbarimit të atij përkujtimi, që ishte vështirë të dëshmoje burimit e atyre fjalëve prej zemrës, ushtari me shokët e tij, mbetej të bënte pastrimin e asaj rrungaje. Në vazhdimësi u thellua ndasia ndërmjet ushtarit dhe gjeneralëve, edhe pse ngasja e ushtarit për mbushjen e atij hendeku, që krijonte një batak të pështirë, nuk qe ndalur asnjëherë, madje edhe për gabimet e tyre, tashmë në frontin politikë, i vinte seriozisht keq, porse shfrytëzimi i të sinqertëve – ushtarëve në luftë dhe largimi i tyre në paqe, duke i zëvendësuar këta me “ushtarë të rrugës”, parimisht lajmëronte një zhgënjim të tillë, që sot i ka mbërthyer ushtarët e dikurshëm.
Mbylljen e katër rasteve të kthyera nga Haga, pothuajse e përshëndeti secili, edhe pse nuk arritëm ta kuptojnë asnjëherë zvarritjen e tepërt të këtij procesi politik. Gumëzhima e këtij gëzimi, shtoi zërat e atyre që përfundimisht duan zgjidhjen e statusit të ushtarëve të lirisë dhe familjeve të tyre. Të mos luhet me rrëshqitje datash, as të mos shëmbëllejnë shkëndijat e akuzave ndërmjet shoqatave të veteranëve të luftës, por të kushtëzohet rreptësishtë ai që vazhdon ta mbajë në dorë drynin e kësaj dere, që mbyllë shpresat për një të sotme dhe të nesërme më të mirë.
Më lartë thamë se gjenerali nuk mund ta fitojë emrin dëshmor, po nuk e përqafojë shembullin e pashoq të ushtarit. Ndërsa kjo vlen edhe në paqe. Gjenerali asnjëherë (pavarësisht veshjes) nuk mund të jetojë me thesarin e dëlirësisë njerëzore, përderisa mënjanon atë që duhet përqafuar. Ata që nuk e kuptojnë se maza pa qumësht nuk mund të qëndrojë në syprinën e një ene, le t’ia hedhin një shikim ortekut që rrokulliset në shpatin e pjerrët, duke qenë njëkohësisht nën piketimin e rrezeve përvëluese të diellit dhe në fund të kësaj ecejake rrotulluese, le të kërkojnë të paktën një flluskë bore, në mundshin me gjet!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_17-4-780x439.png)
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen
![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/krisa-780x439.png)
Krisa befason me deklaratën: Kisha tërheqje ndaj vajzave për një periudhë, kisha qejf t’i shikoja
![Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-7-780x439.png)
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti