LAJMI I FUNDIT:

Ushtarët spanjollë pa internet

Ushtarët spanjollë pa internet

Ministria spanjolle e Mbrojtjes ka marrë vendim që të gjithë ushtarëve t’ua ndalojë qasjen në faqet me përmbajtje sportive, pohon njëra nga gazetat më të mëdha ditore spanjolle të sportit.

Sipas së përditshmes sportive Marca, ministria ka marrë këtë vendim sepse sistemi kompjuterik ushtarak është “stërmbushur” për shkak se oficerët, ushtarët dhe marinarët lexojnë lajme sporti nëpërmjet internetit, posaçërisht ata të vendosur në Afganistan.

Këtë vendim gjoja e ka marrë ministrja 37-vjeçare e Mbrojtjes, Carme Chacon, e cila përndryshe është femra e parë në këtë pozitë gjatë tërë historisë së Spanjës. Madje ajo është emëruar në këtë post vetëm pak kohe pasi ishte kthyer nga shërbimi në Afganistan.