LAJMI I FUNDIT:

Urim Zenelaj i bashkohet Sigal Prishtinës

Urim Zenelaj i bashkohet Sigal Prishtinës

Basketbollisti Urim Zenelaj deri në fund të edicionit do të jetë pjesë e skuadrës Sigal Prishtina. Ai ka arritur marrëveshje me ekipin e Prishtinës, ka njoftuar të premten drejtori Florian Miftari.

Zenelaj së fundi luajti për skuadrën tjetër nga Prishtina, RTV 21. Ai luan në pozitën e qendrës.

"Urimi do të na bashkohet në skuadër. Me Urimin kemi arritur marrëveshje deri në fund të këtij edicioni. Ne duhet të bisedojmë edhe me drejtuesit e Ligës Ballkanike dhe nëse ata na lejojnë të marrim edhe një lojtar të huaj, do të përforcohemi edhe me një plejmeker", ka thënë Miftari.

Sigal Prishtina pjesën vjeshtore në ETC Superligën e Kosovës në basketboll e mbylli në pozitën e dytë me 27 pikë, derisa në Ligën Ballkanike zë vendin e tretë me 15 pikë. /Koha/Telegrafi/