LAJMI I FUNDIT:

Ura e Mitrovicës dhe e ardhmja e Ballkanit në BE

Ura e Mitrovicës dhe e ardhmja e Ballkanit në BE

Ura e Mitrovicës është një simbol i përçarjeve, luftërave dhe dhimbjes që shënon historinë e Ballkanit në 25 vjetët e fundit. Tani mund të bëhet simboli i dialogut, pajtimit, shpresës.

Dua t’i kthehem tregimit të rrugëtimit tim në Ballkan duke nisur pikërisht nga këtu, nga vizita në Mitrovicë, nga ura që e eca me shumë të rinj, me liderët lokalë, me forcat e policisë të komuniteteve serbe e kosovare. Vetëm disa metra i mbajnë këto komunitete të ndara. Të njëjtat metra, sot, mund t’i bashkojnë ato falë Bashkimit Evropian.

Në çdo ndalesë gjatë vizitës – të rëndësishme, të mrekullueshme dhe të vështirë në disa raste – pash energjinë dhe shpresën e burrave e grave të reja, të cilët janë dhe ndjehen evropianë në plotëni.


Ata duan që vendet e tyre të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian dhe kërkojnë nga politikëbërësit që të ecin në shtegun drejt BE-së me konsistencë e përkushtim. Këtë ata ua kërkojnë qeverive, parlamenteve dhe neve po ashtu. Për këtë arsye mesazhi im – nga Beogradi në Tiranë, nga Shkupi në Sarajevë nga Prishtina në Podgoricë – është ky: dyert e Unionit tonë janë të hapura dhe ne duam një të ardhme ku kjo pjesë e Evropës është pjesë e Bashkimit Evropian.

Nuk është një ëndërr e largët, por një projekt që mund të realizohet nga gjenerata jonë në interes të paqes e pajtimit në këtë rajon, në interes të sigurisë tonë të përbashkët dhe rritjes ekonomike në të gjithë Evropën.

Në këtë moment, kur reflektojmë për të ardhmen e unionit tonë, duhet ta mbajmë në mend se një anëtar i joni po largohet, por të tjerët po bashkohen dhe më shumë se 70 për qind e qytetarëve të këtyre vendeve janë mbështetës të Bashkimit Evropian.

Sot ky regjion ballafaqohet me tensione politike, kriza institucionale, vështirësi të mëdha, si në çështje sociale ashtu edhe ekonomike, në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Rrezikon të shndërrohet në një fushë shahu për lojërat e mëdha të gjeopolitikave globale.

Por, kur flet me të rinjtë në Ballkan – por, gjithashtu edhe me shumë politikëbërës që provojnë ta fuqizojnë shoqërinë e tyre, ta ndryshojnë vendin për të mirë dhe ta integrojnë – e sheh se e ardhmja e tyre do të jetë në Bashkimin Evropian, dhe nuk ka një tjetër burim për zhvillim e pajtim më të fuqishëm se BE-ja.

Ne jemi forca e paqes, të drejtave, lirisë dhe zhvillimit ekonomik. Dhe, kjo është pikërisht ajo që njerëzit në Ballkan kërkojnë, por edhe kanë nevojë.

Ne jemi aty për ta. Sepse ne e dimë se kjo është po ashtu në interesin tonë. Çdo skenar tjetër do të na kthente prapa tek tragjeditë e historisë së vonë.

Prandaj, unë do të raportoj për rezultatet e vizitës time dhe do të flasim për të ardhmen e Ballkanit në Këshillin për Punë të Jashtme dhe të enjten po ashtu në Këshillin Evropian me krerët e shteteve dhe qeverive. /Klan Kosova/

Në trend

Më shumë
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh

Magazina
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj

Magazina
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh

Magazina
Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm

Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm

La Liga

"Mercenar, mashtrues" - tifozët e Real Valladolidit nuk ia falin Ronaldos veprimin që ka bërë ndaj klubit të tyre

La Liga
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori