LAJMI I FUNDIT:

“Universiteti 5000 i Prizrenit”

Para se partia e tij të vinte në pushtet dhe ai të emërohej si ministër i MASHT-it, atëbotë, në cilësinë e deputetit të Parlamentit të Kosovës nga radhët e PDK-së, z. Enver Hoxhaj, në një diskutim të vetin tejet konstruktiv, ashpër e kishte kritikuar mënyrën e hapjes së pakontrolluar të universiteteve private që lulëzonin anë e këndë Kosovës. Bile, ai në atë seancë të parlamentit, këtë anarki institucionale, si në metafore, e kishte vlerësuar kështu: “Sot te ne, universitetet private po hapen sikur të ishin ato “qebaptore””. Më vonë, tek shumica prej nesh në publikë, ky krahasim i tij sarkazëm, na ishte bërë si sinonim humori gjatë përqeshjes së këtij fenomeni shumë të shprehur negativ në shoqërinë tonë.

Serioziteti dhe përkushtimi i z. Hoxhajt në zhdukjen e kësaj anarkie, u tregua tek me ardhjen e PDK-së në pushtet dhe emërimit të tij si ministër i MASHT-it. Me të marr këtë postë ministror, hapi i parë emergjent i ministrit, ishte që përmes licencimit të mirëfilltë, të bëhet futja në rend dhe kërkesa që funksionimi i këtyre institucioneve edukative-arsimore private, të bëhet sipas standardeve më bashkëkohore që aplikoheshin kudo në botën e përparuar. Edhe përpos reagimeve të ashpra, më tepër të bëra nga ana e “bossëve” të universiteteve private dhe disa profesorëve ligjërues që merrnin rroga të majme në to, vendosmëria e ministrit tonë në këtë drejtim ishte e paluhatshme. Natyrisht se, edhe përpos disa kritikave tendencioze të disa qarqeve në opinion, çdo njeri pak sa më i arsyeshëm, këtë aksion principijel të ministrit, e ka përkrahur fuqishëm dhe pa rezerva . Por, kush kishte menduar atëbotë se, me ardhjen e kohës së zgjedhjeve komunale dhe tani të atyre të jashtëzakonshme nacionale, premtimi për hapjen e universiteteve të ngjashme publike nga Hashim Thaçi dhe vetë ministri Hoxhaj, do të bëhet, jo sikur ato të ishin “qebaptore”, por, mu sikurse kemi të bëjmë me themelim e “shoqatave të zjarrfikësve” të cilat patjetër si emergjencë duhet t’i ketë çdo qytet i Kosovës.

Jo rastësisht, titullin e këtij artikulli e emërtova si “Universiteti 5000 i Prizrenit”, dhe kjo ka një domethënie të mirëfilltë. Kuptohet, domethënie në kuptimin satirik dhe sarkazmatik të saj, për të cilën, shpresoj se, ministri Hoxhaj, nuk do të ma zë për të madhe.


Të gjithë e dimë se, gjatë fushatës së zgjedhjeve të kaluara lokale, premtimi për hapjen e “Universitetit të Prizrenit” nga kryeministri dhe PDK-ja, ishte aduti i tyre kryesore që kjo parti me çdo kusht t’i fitoj zgjedhjet lokale në Prizren. Edhe pse ky Vendim, u legalizua menjëherë nga Qeveria si zyrtare, ende nga bashkëqytetarët e mi prizrenas kishte skepticizëm, apo, thjesht, mosbesim. Ky lloj i instaluar i dyshimit të papërmirësueshëm ishte jo edhe aq rastësisht, sepse, pikërisht për këtë qytet, premtimi i ngjashëm ishte bërë dikur edhe nga një parti tjetër në pushtet, e, që, kurrë nuk ishte përmbushur në praktikë. Sido që të jetë, me disa pengesa të vogla apo “dhimbje të lindjes” që zakonisht karakterizohet çdo fillim i ndonjë ndërmarrje të madhe, fjala e dhënë nga qeveria Thaçi dhe ministri Hoxhaj, duket se u përmbush. Sot, në Prizren, edhe ne kemi Universitetin tonë publik. Por, sikur na kujtohet të gjithëve nga fushata zgjedhore, premtimi i përsëritur aty ka qenë se, në këtë universitet publik, do të kenë mundësi të regjistrohen 5000 student të rijë, e, në fakt, sipas konkursit të publikuar për këtë vit akademik, në të janë pranuar vetëm 600 sish?!

Por, unë personalisht mendoj se, këtu bëhet fjalë për një keqkuptim nga ne. Numri shumë i përfolur 5000 për regjistrimin e studentëve të rinj, në shikim të parë, duket se nuk u realizua si premtim parazgjedhor, por, nuk është ashtu! Si po na del puna tashti, kjo shifër vetëm është interpretuar bukvalisht. Sepse, bazuar në disa informata të sigurta por jo zyrtare, lartësia e të ardhurave personale mujore (pa i llogaritur edhe shpenzimet tjera) të rektorit të parë të huaj të këtij universiteti, na qenka, hiç më pak se 5000 euro, Andaj, me këtë rast, 5000 –shi i lakuar si shifër gjatë fushatës zgjedhore, fare nuk kishte të bënte me numrin e studentëve që duhet të regjistrohen aty, por me lartësinë e shumës mujore të rrogës që do ta ketë rektori i ri i huaj në këtë detyrë (5000 euro). Andaj, edhe pse ky Universitet i ri publik i dyti në Kosovë, tash për tash, ende nuk e bartë emrin e ndonjë personalitetit tonë të shquar nga historia, atë, në shaka apo seriozisht, prizrenasit e mi kanë filluar ta quajnë “Universiteti 5000 i Prizrenit”.

Në trend

Më shumë

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Kalo në kategori