LAJMI I FUNDIT:

UNESCO zgjedh drejtorin e ri

UNESCO zgjedh drejtorin e ri

Krahu kulturor i OKB-së mban sot raundin e parë të votimit për të zgjedhur drjetorin e ri të përgjithshëm, me kandidatin favorit kundërthënës të Egjiptit.

Farouk Hosni, ministër i Kulturës i Egjiptit, mund të jetë arabi i parë, që udhëheq UNESCO-n.

Por, kandidatura e tij është vënë në hije për shkak të kundërthënieve mbi deklaratat e tij kundër Izraelit në të kaluarën, përfshirë edhe atë të vitit 2001, kur kishte thënë se propaganda izraelite po përhapet “përmes infiltrimit të hebrejve në mediat ndërkombëtare”.

Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën e votave të këshillit të përgjithshëm 58 anëtarësh të UNESCO-s, zgjedhjet mund të zhvillohen deri në 5 raunde. /rel/