LAJMI I FUNDIT:

“Unë/ty dashuri në paketë” përmbyllë aktivitetin me 4 mijë dhurata për fëmijët në nevojë

“Unë/ty dashuri në paketë” përmbyllë aktivitetin me 4 mijë dhurata për fëmijët në nevojë

Fondacioni “Mute” në bashkëpunim me komunën e Prishtinës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës mbajnë aktivitetin përmbyllës të projektit “Unë/ty, dashuri në paketë”, të premten më 21 dhjetor nga ora 14:00-15:00 në Swiss Diamond.

Në këtë aktivitet të pranishmëve do të t’iu drejtohen presidentja e fondacionit, Florie Bajoku, drejtori i arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj dhe Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak në FSK, Hajrush Kurtaj.

Në këtë ceremoni do të ketë edhe një program artistik nga trupa e baletit për fëmijë “Studio Rudina” dhe Ansambli i Tunxhit Prishtina Brass.


Projekti “Unë/ty, dashuri në paketë” u organizua për herë të tretë dhe kishte për qëllim mobilizimin e fëmijëve të moshave 4-11 vjeç për të përgatitur dhuratat e fundvitit për bashkëmoshatarët e tyre në nevojë.

Këtë vit u mblodhën 4 mijë dhurata nga nxënësit e shkollave të Prishtinës, nga stafi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe nga studentët e kolegjit Heimerer, të cilat me ndihmën e FSK-së u shpërndanë në familjet e varfra.

Ky është projekt humanitar dhe edukativ, që iu ofron fëmijëve mundësinë të shprehin përkujdesjen ndaj fëmijëve tjerë.

“Unë/ty, dashuri në paketë” është iniciativë e dy artisteve, Florie Bajoku dhe Irena Cahani.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori