“Unë po thej qafën në dasëm, e ju shkoni në arë”
Derisa qëllimi i partisë politike është marrja e pushtetit, në Kosovë ka edhe të atilla që më parë do të preferonin qëndrimin në opozitë sesa futjen në “koalicione të panatyrshme”, siç është bërë shprehi të thuhet. Ky parapëlqim, natyrisht se i zorit, arsyetohet se bëhet me qëllim të konsolidimit brendapartiak. Padyshim se konsolidimi i brendshëm i mirëfilltë i cilësdo parti është lajm shumë i mire për gjithë skenën politike. Por, konsolidim brendapartiak nuk është vetëm shtimi i numrit të anëtarëve, por shumë më tepër se aq. Ai së pari përfshinë orientimet ideologjike politike, pra profilizimin politik, e vazhdon me konsolidimin brenda-demokratik, dmth, krijimi i gjithë linjës strukturore në të gjitha nivelet mbi bazën e votimit të lirë, e jo emërimit aklamativ (votim ky në rastet e mungesës së konkurrencës), siç po ndodh te ne. Sidomos ko e fundit, konkurrenca e mirëfilltë, është margaritari i demokracisë, ashtu sikur mungesa e saj është simptomë e qartë e mungesës së demokracisë. Partia që nuk është e aftë të prodhojë konkurrencë, nuk është e aftë të prodhojë as demokraci, rrjedhimisht as udhëheqës. Vetëm ashtu, do të kishim udhëheqës të zgjedhur në mes konkurrentësh (fjala është për të gjitha nivelet partiake!), madje edhe nëse i njëjti zgjidhet për vite më radhë (nëse do të ishte më i miri për vite më radhë), e jo udhëheqës i pakonkurent, kur konkurrenca mungon si proces. Vetëm ashtu do të kishim parti me një lider të zgjedhur nga strukturat e saj, e jo lider me një strukturë partiake të zgjedhur nga ai, me parti personale.
Po të shikohet nga një këndvështrim më tepër teorik, kjo qasje e preferencës opozitare, si mjet dhe jo si qëllim edhe mund të duket vizionare. Ajo që nuk është vizionare në këtë qëndrim është arsyetimi: “koalicionet e panatyrshme në mes partive të mëdha e lënë vendin pa opozitë”. Çka do të duhej të ishte e panatyrshme në koalicione të tilla, janë programet politike, që assesi nuk do të duhej të ishin të njëjta në mes dy partive më të mëdha dhe të profilizuara, që si të tilla do ta pamundësonin bashkëqeverisjen. Një qeveri nuk mund t’i realizojë dy programe në thelbin e tyre politik të ndryshëm.
Duket vizionar edhe për faktin tjetër se, pranon me sy real gjendjen e pakonsoliduar të partisë, konsolidim ky më se i nevojshëm, që synon të arrihet duke qenë në opozitë, e që njëkohësisht do të shërbente si përgatitje serioze për zgjedhjet e radhës, në mënyrë që ardhja eventuale në pushtet të manifestohej me rezultate të njëmendta politike, që do të ishin rezultat direkt i këtij konsolidimi. Vizionar edhe në kuptimin që përpjekja për pushtet në demokraci mund të shihet si një proces, që megjithatë merr kohë dhe as nuk fillon e as nuk përfundon përmes një palë zgjedhjeve, ashtu siç kuptohet te ne dhe si i tillë do tu shërbente si shembull edhe partive tjera, që gjatë disfatave eventuale në zgjedhje t’i kapërdinin sa më lehtë rezultatet. Vizionar edhe për shembullin që i jep konsolidimit politik në tërësi, duke treguar se të bësh politikë nuk do të thotë që patjetër të jesh edhe në pushtet. Pushteti është vetëm “një levë” e bërjes politikë. Aspak më e parëndësishme për politikën në tërësi, por edhe partitë në veçanti, nuk është edhe “leva” tjetër, qëndrimi në opozitë.
Por, nga kjo historia jonë e shkurtër politike e pasluftës, po të vërehet modelet e rritjes dhe konsolidimit të partive politike, mund të konstatohet se qëndrimi në opozitë i tyre nuk është se edhe i ka shërbyer mirë këtij qëllimi. Pavarësisht se disa nga to prej “flladit” të opozitës pastaj janë “djegur” me të nxehtit e pushtetit, kjo ka ndodhur për shkak të shkapërderdhjes së partive që e kishin pushtetin, e jo si pasojë e konsolidimit të tyre gjatë të qenit në opozitë. Gjithsesi, “aktrimi” i tyre në rolin e qeverisë gjatë periudhës opozitare, nuk është se edhe nuk u ka shërbyer për të ardhur në pushtet, por jo edhe për tu konsoliduar. Konsolidimi numerik i partive më tepër ka ndodhur paralelisht me nuhatjen e erës së pushtetit dhe gjasat në rritje për ta marrë atë, sesa e kundërta. Për më tepër, në të gjitha rastet e tilla, lidershipi partiak repektiv nuk ka qenë i ngarkuar me asnjë lloj pushteti. Kemi shembuj për të dëshmuar se çfarë roli luan partia opozitare kryesore në jetën demokratike të vendit kur lideri i saj ka pushtet lokal të fuqishëm. Kjo i ngjason shumë atij rrëfimit të mirënjohur popullor, kur i zoti i shtëpisë u drejtohet meshkujve të tij: “unë po e thej qafën në dasëm, e ju shkoni e punoni!”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ditë e re, provokim i ri për të mos reaguar - kësaj radhe në shtëpinë e BBVA futet Livia për të zgjuar banorët nga gjumi

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës