Ulja mund t'ua shkurtojë jetën, paralajmërojnë ekspertët. Kolltukët, karriget e zyrës dhe sofat mund të jenë fatale, është vërtetuar përmes hulumtimeve mjekësore.
Ulja është e lidhur me disa epidemi të botës moderne, si kanceri, sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë dhe sulmi në zemër.
Hulumtuesit nga Universiteti Leicester kanë vërtetuar se si koha të cilën e kalojmë të ulur është shumë e lidhur me rritjen e rrezikut nga zhvillimi i diabetit të tipit 2. Karrigia sipas kësaj duhet të përfshihet në listën e vrasësve modernë, si cigaret, pijet dhe drogat e rënda.
Për dallim nga e kaluara, kur njerëzit në pjesën më të madhe kanë qëndruar në këmbë derisa i kanë kryer punët, njeriu modern pjesën më të madhe është i ulur në punë, gjatë udhëtimeve deri në punë, gjatë shujtës, në kafene ose në kolltukun e dhomës së ditës. Mesatarisht, njeriu modern kalon 10 orë i ulur.
Nga universiteti Leicester paralajmërojnë se si ulja për një kohë më të gjatë bën që trupi të akumulojë nivelin e lartë të rrezikshëm të sheqernave dhe yndyrave në gjak, çka konsiderueshëm rrit rrezikun nga prekja me diabet të tipit 2.
Sipas studimit të publikuar në revistën "Archives of Internal Medicine" janë theksuar rezultatet në të cilat, thuhet se si njerëzit të cilët qëndrojnë ulur 11 apo më shumë orë në ditë kanë 40 për qind rrezik më të madh për të vdekur tri vjet më herët në krahasim me ata që qëndrojnë ulur katër orë në ditë.
Lëvizja përmirëson qarkullimin dhe nxit shpërbërjen e yndyrave dhe sheqernave në organizëm. Por, nëse puna juaj kërkon që të qëndroni ulur për një kohë të gjatë, ekspertët rekomandojnë që çdo 20 minuta të ngriheni dhe të shëtisni shkurtimisht. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Skolioza – deformimi i shtyllës kurrizore: Rëndësia e parandalimit

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

Po sikur fëmija të mos ketë të njëjtin grup gjaku si mami apo babi? Nga kush e trashëgon dhe nga çfarë varet?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri