LAJMI I FUNDIT:

Ukrainë: Qindra persona kanë protestuar kundër vrasjes së avokates

Ukrainë: Qindra persona kanë protestuar kundër vrasjes së avokates

Qindra njerëz janë tubuar në kryeqytetin Kiev në Ukrainë duke kërkuar hetime gjithëpërfshirëse lidhur me vrasjen e avokates, Iryna Nozdrovska, dhe kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Arsen Avakov.

Protestuesit sot janë mbledhur para ndërtesës së policisë rajonale në Kiev, një ditë pasi ishte gjetur trupi i pajetë i avokates, e cila ishte raportuar e zhdukur më 29 dhjetor, pasi ishte angazhuar që një person i dënuar për shkaktim të vrasjes së motrës së saj, të mos arrinte të lirohej nga burgu.

Një shef i policisë rajonale në Kiev është takuar me protestuesit dhe u tha atyre se është krijuar ekipi special i ekspertëve për hetimin e vrasjes së avokates Nozdrovska. /Rel/