LAJMI I FUNDIT:

Ukraina po vret afro 1,000 trupa ruse çdo ditë – madje eliminoi 5,000 në një betejë të vetme

Ukraina po vret afro 1,000 trupa ruse çdo ditë – madje eliminoi 5,000 në një betejë të vetme

Forcat ukrainase po vrasin rreth 1000 trupa ruse çdo ditë dhe ata eliminuan 5000 trupa në një betejë të vetme në fund të janarit, sipas zyrtarëve të Mbretërisë së Bashkuar duke cituar të dhëna nga Ukraina.

Trupat ruse, duke përfshirë këmbësorinë elitare të 155-të detare, sulmuan qytetin ukrainas të minierave të qymyrit Vuhledar pranë Donteskut në fund të janarit.

Megjithatë, forcat ukrainase zmbrapsën ofensivën dhe vranë, plagosën ose kapën 5000 trupa ruse, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Ndërkohë, zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar thonë se lufta po bëhet “shkatërruese” për Rusinë, me 824 trupa ruse që vdesin çdo ditë, sipas përditësimeve të Ukrainës.

“Brigada e 155-të tashmë duhej të plotësohej tre herë. Herën e parë pas Irpin dhe Bucha; herën e dytë ata u mundën pranë Donetsk”, citohet të ketë thënë Oleksiy Dmytrashkivskyi, një zëdhënës i forcave të mbrojtjes ukrainase.

Dhe tani pothuajse e gjithë brigada është shkatërruar afër Vuhledarit.

Rritja e numrit të viktimave ruse vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin ka rekrutuar qindra mijëra trupa të reja në ushtrinë e tij.

Rekrutët e trajnuar dobët tani po shkojnë drejt fushëbetejave të Ukrainës.

Lajmet për humbjet e Rusisë vijnë një ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit urdhëroi të gjithë qytetarët amerikanë në Rusi të largohen menjëherë të hënën.

Në një mesazh, departamenti tha gjithashtu: “Mos udhëtoni në Rusi”. /Telegrafi/