“U bo s’u bo i çela sytë”!
Politika dhe inteligjenca shqiptare, qëndrimin përpara murit me sy të mbyllur dhe me duar mbi sy, siç po shihet e kishte trashëguar prej kohës së femërisë, në atë kohë kur loja symbyllazi kishte marrë përmasa të mëdha, që vlerësohej si njëra prej lojërave më atraktive të asaj kohe. Se në atë kohë dhe në atë moshë, kjo lojë kishte pushtuar të gjitha zemrat dhe ëndërrtat e gjithsecilit fëmijë ishte normale dhe e kapshme, por e njëjta lojë vetëm me aktor dhe protagonist të tjerë të vazhdoj ende të luhet, edhe atë, në moshë të shtyrë, assesi nuk po arrij ta kuptojë, por në prezencë të kësaj pakuptimësie, dhe në mungesë të një vizione të qartë, në vazhdimësi i pash dështimet e njëpasnjëshme që vinin si rrjedhojë e nostalgjisë së kësaj loje.
Përfundimisht, pas mosrealizimit të tërësishëm të Marrëveshjes së Ohrit, shpresat dhe ndjenjat tona përjetuan dëshpërime, injorime dhe zhgënjime çka nuk përjeton dot njeriu, por mbetëm aq normal, sa s’mund të besoj ndonjë njeri normal! Megjithëqë të zhgënjyer deri në skajshmëri, pikësëpari prej politikanëve shqiptarë, e pastaj prej politikanëve dhe udhëheqësve jo legjitim maqedonas, ne prapë nuk hezituam që t’ia japim përkrahjen dhe vullnetin tonë partive politike shqiptare.
Në mungesë dhe mosdashje të kontaktimit në mënyrë të drejtpërdrejt me palën udhëheqëse maqedonase, këtë detyrë të komunikimit të domosdoshëm ia besuam partive të cilat i votuam. Por, udhëheqësit politik maqedonas i trajtuan, edhe këta njëjtë, ashtu siç kemi menduar se do na trajtojnë neve popullin shqiptarë që jetojmë në Maqedoni. Padrejtësitë dhe pabesit e palës politike maqedonase vazhdojnë! Gjakftohtësia e shqiptareve sa vjen e nxehej, por një sulm befasues dhe, disa burgosje bombastike në zonat shqiptare, me automatizëm po e artikulohet si dëshpërim dhe zhgënjim psikologjik, sepse pavarësisht shkaqeve, përjetimi i gjithë këtyre maskarallëqeve (lexo: pasojave) po i takon shqiptarëve.
Përkundër këtyre demoralizimeve, shqiptarët në vazhdimësi shpresojnë se do bëhet mirë, kështu po i thojnë politikanët, të cilët paraqiten se sikur nuk po ndodh kurrgjë. Dikur dhe tash numëronin pas murit deri në një milion, duke harruar t’i hapin sytë. Kështu që, protagonistët që ishin në lojë bënin, demonstrime të llojeve të ndryshme të përbuzjes, ku skajshmërisht e nënçmonin numëruesin, i cili pas numërimit të tepërt u hipnotizonte dhe, të tjerët lojtar të krahut të tij, qeshnin me ngashërim, në vend që gradualisht ta heqin prej ngjitjes së murit dhe, t’i shpjegonin se çka në të vërtet është duke bërë.
Kështu ndodhi me politikanët shqiptarë, ku dëshira e tyre pothuajse e vetme ishte dhe është që partitë tjera shqiptarë të gabonin sa më shumë që të jetë e mundur, pavarësisht se gjithë këto budallallëqe dhe naivitete i paguante populli shqiptarë. Ata u bënë sikur harruan se, përballë e kemi një armik të përbashkët dhe të përbetuar që synimi i tyre fillestarë dhe përfundimtarë është gjunjëzimi total i yni, ku për nevoja momentale dhe dashakeqe është i prirë të bëhet edhe mik i yni më i ngushtë.
Politikanët tanë, në vend që ndershmërisht oponentëve politik shqiptare, apo në vend që vëllai vëllanë ta këshilloj ashtu siç është më së miri, ata e zgjodhën rrugën e pësimit dhe gjymtimit të popullit.
Si rrjedhojë e kësaj amullie, kryeministri e kishte më të lehtë që të lozte me liderët tanë! Në vazhdimësi ia demantonte marrëveshjet e bëra nga ai dhe ata, e merrte në koalicion partinë politike shqiptare pa legjitimitetin e shqiptarëve, ndërtonte kisha, emërtonte aeroportin dhe ca rrugë me një emër jabanxhi, financonte dhe merrte pjesë në promovimin e enciklopedisë shpifarake, pastaj u deklaronte si i paanshëm, e tërhoqi kryeredaktorin e saj, por askush nuk e paditi për vepër penale, për statusin e luftëtarëve të lirisë i ndërronte deklaratat sikurse kravatat, dhe prapë asgjë nuk zgjidhi, por vetëm se gjërat edhe më tej i pështjelloj, duke hyrë kështu me pavetëdije, në një labirint që as djalli s’mund t’i bjer në fije. Bëri e çka nuk bëri, e nuk e la pa e futur në mënyrë urgjente në programin arsimor, edhe gjuhën e maqedonishtes që të mësohet prej klasës së parë.
Mos të habitemi, kuptohet nëse e tolerojmë të na ndodhë edhe kjo fatkeqësi, kur fëmijët tanë të vijnë në shtëpi e pavetëdije të na thonë “zdravo tatko, nie sme…”, ngase dihet mirë mirëfilli ndikues i gjuhës në jetën e përditshme, edhe atë në fillet e përballjes me arsimimin.
Nëse fëmijët vazhdojnë prej klasë së parë të mësojnë maqedonisht, ata në mënyre spontane mund që nganjëherë edhe të mendojnë e të vishen maqedonisht. Pala tjetër përmes gjuhës dëshiron që ta plasojë kulturën e pakulturuar në mesin tonë, edhe atë, në kohën kur botërisht dihet se me kulturë, shqiptarët janë shumë të pasur dhe të vjetër.
Po ashtu, kryeministri po paraqitet tërësisht i “paanshëm” ndaj arkitektëve maqedonas me rastin e projektit të urbanizimit, ku me pahir e kishin futur në plan ndërtimin e kishës, e çuditërisht dhe rastësisht e kishin harruar ta futin në projektplan edhe ndërtimin e Burmali Xhamisë në vendin e saj natyral.
Pra, pas çdo padrejtësi që edhe fëmijët e djepit i tmerronte, ne mendonim se, “ja këtu është fundi i kësaj padrejtësie apo i kësaj politike”, por torturat psikike dhe fizike vazhdonin, ne prapë, ashtu të mallëngjyer dhe të etur për ditë dhe net të mira, verbërisht besonim se, “ky akt vandal është i fundin”.
Këto të pabesuara i besonim, sepse nuk kishim më kujt t’i besojmë nga radhët tona, pas çdo tmerri të besuarit e popullin predikon në mënyrë të shkëlqyer durim dhe transparencë, por si duket këtij fundit të tmerrshëm i erdhi fundi, ku parimit të forcës së të drejtës, do duhej t’i themi për pak çaste rri anash, sepse përballja me bisha këtë parim të shkëlqyer ende nuk po e njohka!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës