LAJMI I FUNDIT:

Turqia premton përkrahje për institucionet e drejtësisë

Turqia premton përkrahje për institucionet e drejtësisë

Një delegacion nga Akademia e Drejtësisë së Turqisë, i shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kiliç dhe i kryesuar nga Basri Bagci, zëvendës nënsekretar i Ministrisë së Drejtësisë, u pritën sot në takim pune nga kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Me këtë rast kryeprokurori Lumezi i njoftoi të pranishmit me funksionimin e sistemit prokurorial në Republikën e Kosovës, me punët, problemet, sfidat dhe me synimet e sistemit prokurorial, respektivisht institucionit të Prokurorit të Shtetit, si dhe me zbatimin e reformave në këtë sistem.

Gjatë këtij takimi, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, njoftoi delegacionin nga Turqia se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike dhe sigurimi i kushteve adekuate për funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi.


Me theks të veçantë gjatë këtij takimi u diskutua për veprimet që po i ndërmerr Prokurori i Shtetit për të rritur efikasitetin në luftë kundër korrupsionit, për rezultatet më të mira të punës në luftën kundër korrupsionit, të shënuara gjatë muajve të fundit, si dhe për bashkëpunim in në mes Prokurorit të Shtetit dhe institucioneve tjera të zbatimit të ligjit, për koordinim të veprimeve për luftimin e këtyre veprave penale.

Në fund të takimit kryeprokurori Lumezi i falënderoi mysafirët për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i tyre po i jep sistemit prokurorial në vendin tonë, përmes organizmit të vizitave të ndërsjella dhe mbajtjes trajnimeve në fusha të ndryshme për prokurorët e Kosovës.

Ndërkaq, delegacioni nga Turqia, duke e falënderuar kryeprokurorin Lumezi për pritjen, premtoi, përkrahje dhe bashkëpunim të plotë nga ana e tyre në të gjitha çështjet që mund të bashkëpunojnë Prokurori i Shtetit dhe institucionet e drejtësisë së Republikës së Turqisë.

Me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës së prokurorive të Republikës së Kosovës të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për tu angazhuar në avancimin e bashkëpunimit në mes të sistemit prokurorial të Kosovës dhe at ij të Turqisë, veçanërisht në shkëmbimin e përvojave në luftën kundër krimit të organizuar, krimit ndërkufitar, dhe veprave tjera penale.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori