LAJMI I FUNDIT:

Turqia nuk i është përgjigjur kërkesës së Prokurorisë së Kosovës për sigurimin e dëshmive kundër një grupi të dyshuar për terrorizëm

Turqia nuk i është përgjigjur kërkesës së Prokurorisë së Kosovës për sigurimin e dëshmive kundër një grupi të dyshuar për terrorizëm

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Drejtësisë të Republikës së Turqisë, Bilal Uçar.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Drejtësisë, ministri Tahiri ka falënderuar zëvendësministrin Uçar për mbështetjen që Republika e Turqisë ka dhënë për Kosovën, duke shprehur gatishmërinë e plotë për të kultivuar edhe më tutje marrëdhëniet e mira ndërshtetërore.

Në këtë aspekt, siç thuhet më tej, ministri Tahiri ka shprehur shqetësimin për mos zbatimin nga ana e Turqisë të Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, duke mos u përgjigjur në kërkesat e Prokurorisë së Kosovës për sigurimin e dëshmive që do të përdoreshin kundër një grupi të dyshuar për terrorizëm.


Sipas ministrit Tahiri, rritja e bashkëpunimit do t’iu mundësonte dy vendeve bashkërendim më të mirë të veprimeve, në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizimit dhe tendencave të kësaj natyre, që tashmë janë bërë problem global.

Nga ana e tij, zëvendësministri i Drejtësisë së Republikës së Turqisë, Bilal Uçar, është zotuar që këto kërkesa do të shqyrtohen me prioritet, duke theksuar rëndësinë që ka për Turqinë bashkëpunimi me Kosovën në këtë fushë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori