Sipas njohësve të problemeve në Lindje të Mesme, nëse është për tu besuar, Turqia nuk ka problem me kurdët, por me PKK-në, fraksioni militant që lufton për themelimin e Kurdistanit të pavarur, ku sipas PKK-së do të shtrihet gjerë e gjatë në territore që kapin katër shtete të atjeshme: Iran, Turqi, Irak dhe Siri.
PKK-ja me udhëheqësin e saj tani të burgosur më shumë se dhjetë vite në ishullin e Imralisë në Turqi “i takon” kurdëve të Turqisë. Kurdët e Irakut verior nuk kanë ndonjë të tillë, sepse ata thuajse jetojnë të pavarur në Irak, me të gjitha të mirat që u ka dhënë Zoti. Kurdët e Iranit, që herë pas here lëvizin në drejtim të ndonjë shkëputjeje eventuale, ende nuk kanë arritur të dalin haptazi kundër Teheranit, ani pse Teherani zyrtarë e di se një gjë e tillë do të ndodh, andaj edhe ka kujdes të madh kundrejt kurdëve iranian. Irani, përveç energjisë personale që ka në dorë për të “shtypur” çfarëdo lëvizje separatiste, azerët që konsiderohen turq nga degëzimi kafkas i turkmenistanëve janë një tjetër kartë e fortë në duart e Teheranit për t’i ndej në ballë separatizmit të mundshëm kurd brenda Iranit.
“Kurdët evropianë”, pra emigrantët kurdë nga katër shtete të Lindjes së Mesme që janë me miliona dhe të shtrirë nëpër disa vende perëndimore, përveç atyre të Irakut verior, janë magjeja ekonomike dhe diplomatike për Kurdistanin e ardhshëm. Në gjithë këtë “rrëmujë” kurdistaniste, Turqia është më e zëshmja nga të gjitha këto katër shtete kundër themelimit të Kurdistanit, andaj edhe bënë përpjekje të mëdha me të gjitha mjetet që disponon për të ndalë hovin e stërnipave të Salahudin Ejubiut, siç e quajnë shpesh vetveten kurdët.
Përderisa PKK-ja është fraksioni militant i kurdëve të Turqisë, PJD-ja është krahu militant i kurdëve të Sirisë. Ky krah, sikur të gjitha fraksionet të panumërta që sot po luftojnë në Siri, kohëve të fundit po bëhet i zëshëm që pas pushtimit të territoreve sa më të gjera, një ditë do t’i ngjiten Kurtadistanit, shtet i cili sipas kurdëve do të themelohet së shpejti.
PJD-ja sot është duke luftuar në dy fronte; së bashku me të gjithë të tjerët kundër regjimit të Basharit, dhe së bashku me disa të tjerë kundër Ushtrisë së ISIS-it që ka bërë zullum të vazhdueshëm mbi popullatën kurde të Sirisë. Kohëve të fundit, çuditërisht është paraqitur një fraksion i ri brenda kurdëve, që lufton edhe PJD-në, edhe ushtrinë e Besharit, e herë pas here edhe ISIS-in. Fjala është për krahun islamik ekstrem të kurdëve që edhe këta janë për themelimin e Kurdistanit, por vetëm me ligjin e Sheriatit.
PJD-ja si kurdë që janë, tani e disa kohë me të madhe po dëbojnë turkmenët nga vatrat e tyre, po vrasin gra, pleq e fëmijë turq. Pozicionimi i tankeve turke në kufi me Sirinë, vënia në gatishmërinë më të madhe të aeroplanëve turq që janë sjellë në aeroportin ushtarak të Dijarbakërit, si dhe stacionimi i mijërave ushtarëve turq atje përreth kufirit sirian, për shumë kë është lajmi më i keq i gjertanishëm prejse ka filluar lufta e pakuptimtë, tepër e përgjakshme në Siri.
Sipas njohësve të mbrehtë të problemeve në Lindje të Mesme, Turqia nuk do të rrijë duarkryq. Fluturimi i aeroplanëve turq mbi tokat e Sirisë deri tani vetëm si vëzhgues është shenjë jo e mirë për regjionin, por shpresëdhënëse për turqit e atjeshëm që po vriten ditë e më shumë. Nëse Turqia, si pjesë e NATO-s futet në pellgun e përgjakshëm sirian, me të drejtë mund të thuhet se tani vërtetë ka gjasë të fillojë lufta në Siri. Lufta e vërtetë dhe vendimtare, sipas analitikëve do të jetë me fillimin e shkrepjes së zjarrit nga tytat e mprehta të Ushtrisë turke, gjë të cilën as turqit, as arabët e as kurdët nuk e dëshirojnë.
Për fat të keq, ka gjasë të madhe dhe frikë të thellë se lufta në Siri do të fillojë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës