LAJMI I FUNDIT:

Turqi: Përjashtohen edhe 4400 njerëz nga puna, përfshirë qindra akademikë

Turqi: Përjashtohen edhe 4400 njerëz nga puna, përfshirë qindra akademikë

Autoritetet turke kanë përjashtuar nga puna edhe 4400 nëpunësit civilë, përfshirë mësues, oficerë policor dhe akademikë për shkak të dyshimeve se kanë lidhje me organizata terroriste, sipas një dekreti të publikuar mbrëmë, raporton Reuters.

Ibrahim Kaboglu, një profesor i njohur i të drejtës kushtetuese, i cili i ka kundërshtuar ndryshimet në Kushtetutën turke që do t’i japin presidentit, Rexhep Tajip Erdogan fuqi më të mëdha ekzekutive, është në mesin e atyre që janë përjashtuar nga puna, sipas dekretit që është publikuar edhe në gazetën zyrtare.

Ky është numri më i madh i përjashtimeve nga puna prejse mijëra punonjës u pezulluan nga puna javët e para pas puçit të dështuar të korrikut të vitit të kaluar. Për puçin e dështuar, autoritetet e kanë fajësuar klerikun turk që jeton në SHBA, Fetullah Gylen, ndonëse ky i fundit i ka hedhur poshtë akuzat.


Pezullimet e reja nga puna kanë nxitur kritika sidomos në rrjete sociale. Ligjvënësi opozitar, Sezgin Tanrikulu ka shkruar në Twitter se universitetet e vjetra turke po shkatërrohen.

Deri më tash autoritetet kanë pezulluar nga puna mbi 125 mijë njerëz, ndërsa formalisht kanë arrestuar 40 mijë persona.

Qeveria ka thënë se masat e reja arsyetohen nga natyra e kërcënimit me të cilin përballet shteti.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se Erdogani po e shfrytëzon gjendjen emergjente për të shtypur pakënaqësitë.

Në mesin e 330 akademikëve që janë pezulluar nga puna, janë edhe ata që vitin e kaluar e kanë nënshkruar një peticion që kanë kritikuar masat ushtarake që Turqia i ka ndërmarrë kundër militantëve kurdë në zonën juglindore.

Erdogan, atëkohë ka thënë se akademikët do të paguajnë çmim për “tradhtinë” e tyre. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Botë
Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Bosnja
Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

Evropa
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori