LAJMI I FUNDIT:

Turne në futsall

Turne në futsall

Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së, dega në Besianë, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, të mërkurën organizojnë turneun në futsall- Kupa e Qyteteve 2012.

Ky aktivitet mbahet në shënim të manifestimeve tradicionale në përkujtim të dëshmorëve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnulllahu dhe Edmond Hoxha.

Pjesëmarrës janë ekipet që përfaqësojnë qytetet: Prishtina, Peja, Gjakova, Mitrovica, Gjilani dhe Drenasi.

Turneu fillon të mërkurën (25 janar) dhe përfundon me 31 janar 2012 . Ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. /Telegrafi/