LAJMI I FUNDIT:

“Turki” e provokon rëndë Arifhikmetin (Foto)

“Turki” e provokon rëndë Arifhikmetin (Foto)

Arifhikmeti është shumë i ndjeshëm në çështjet kombëtare dhe këtë e ka treguar me qindra herë.

Por, ai vazhdon të provokohet sërish dhe këtë herë shumë “rëndë”. Këtë e ka zbuluar vetë Xhevdet Jashari, aktori i cili luan rolin e Arifhikmetit në serialin “O Sa Mirë”, raporton Telegrafi.

Tetovari ka postuar një foto në Instagram ku shfaqen edhe gjakovari (Edi Kastrati) dhe prizrenasi (Besnik Krapi), me këtë të fundit që shfaqet i veshur me veshje kombëtare shqiptare.


“Provokim i rrandë i ktij turkit, @edikastrati @besnikkrapi”, ka shkruar aktori sipër fotografisë.

Skenën e vërtetë do të mund ta shohim në edicionin e radhës të serialit, që shfaqet çdo të hënë në kanalin “T Plus” të Digitalb. /Telegrafi/