Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka anuluar planet që Samiti G7 i vitit 2020 të mbahet në një nga resortet e tij në Florida, pas kritikave të shumta.
Në disa postime të njëpasnjëshme në Twitter, Trump tha se do ta tërheq këtë ide për shkak të “armiqësisë së çmendur dhe joracionale” të demokratëve dhe mediave.
Kritikët theksuan se ky plan dëshmon se Trump do të përdorë zyrën e tij për përfitime personale, gjë të cilën Shtëpia e Bardhë e ka mohuar.
Trump theksoi se resorti presidencial Camp David mund të jetë nikoqir i Samitit G29.
Ai ka shtuar se për shkak të hapësirës së madhe që ofron resorti i tij, ka menduar të bëjë diçka të mirë për vendin, por “është sulmuar nga mediat dhe demokratët”.
….Therefore, based on both Media & Democrat Crazed and Irrational Hostility, we will no longer consider Trump National Doral, Miami, as the Host Site for the G-7 in 2020. We will begin the search for another site, including the possibility of Camp David, immediately. Thank you!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 20, 2019
Shefi në detyrë i Stafit, Mick Mulvaney, kur kishte bërë njoftimin për lokacionin, kishte theksuar se me këtë veprim do të kurseheshin miliona dollarë, por kritikët vlerësojnë se kjo do të rriste popullaritetin e resortit.
Disa organizata monitoruese e kanë akuzuar presidentin Trump për “përdorim të fuqisë së zyrës së tij për të ndihmuar në rritjen e biznesit të tij të golfit”, përcjell rel.
Shtëpia e Përfaqësuesve ka dashur ta hedhë në votim një rezolutë javën e ardhshme që e dënon këtë vendim.
Demokratët kishin planifikuar të kërkojnë nga Shtëpia e Bardhë informacione për të dhënë sqarime se pse administrata e presidentit ka vendosur që samiti të mbahet në këtë resort.
Udhëheqësja e Shtëpisë së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ishte një nga ata që vlerësuan se ky vendim përbën shkelje kushtetuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës