LAJMI I FUNDIT:

Trump i sigurt, vaksina do të bëhet gati brenda fundit të vitit

Trump i sigurt, vaksina do të bëhet gati brenda fundit të vitit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, foli të premten me besim për mediat nga Shtëpia e Bardhë për arritjen e një vaksine.

Ai konfirmoi se synimi i vendosur nga qeveria amerikane është për të patur një vaksinë deri në janar të vitit 2021.

Madje nga Kopshti i Trëndafilave i Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do t’ia dalin “me apo pa vaksinën”.


I pyetur nga mediat nëse vaksina do të bëhet e disponueshme për të gjithë, presidenti Trump konfirmoi se vaksina do të merret nga kushdo që do të dëshirojë ta marrë.

Për arritjen e objektivit të vendosur, presidenti Trump njoftoi emërimin e Moncef Slaouit si këshilltar të lartë dhe të Gjeneralit Gustave F. Perna si drejtor ekzekutiv të “Operation Warp Speed”, programit kombëtar që do të përshpejtojë zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave, terapive dhe masave diagnostikuese për COVID-19.

I pranishëm në këtë seancë informimi, Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, konfirmoi rolin e veçantë që ka marrë Pentagoni në këtë përpjekje.

Ai konfirmoi se “Departamenti i Mbrojtjes po shpejton drejt (arritjes së) vaksinës” të përkushtuar për t’ia arritur qëllimit të vaksinës për popullin amerikan.

Operacioni “Warp Speed” do të bashkojë institucionet publike dhe agjencitë qeveritare, me kompanitë private që do të punojnë për masat ndaj coronavirusit.

Zhvillimi, prodhimi dhe shpërndarja e një vaksine do të jetë një pjesë kryesore e punës së këtij organizmi.

Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka vendosur në dispozicion rreth 10 miliardë dollarë për këtë qëllim nëpërmjet fondeve shtesë, si edhe nëpërmjet ligjit CARES për masat ndaj situatës së pandemisë. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia vazhdon të dridhet, mbi 800 tërmete në vetëm një javë - ekspertët ngrenë alarm

Greqia
Kalo në kategori