Amerika është “copë”, duhet rend dhe ligj. Rrëfimi i Donald Trump është me tone të ndezura, paraqet vizionin më të zymtë dhe dekadent të Shteteve të Bashkuara, një shoqëri që po zbret shpejt në paligjshmëri dhe anarki. Ajo që përshkruan Trump, nuk është Amerika e numrave realë, me ekonominë që po rimëkëmbet, papunësinë nën 5%, bursën e shëndetshme. Retorika flet për një Amerikë që nuk ia del dot, që ka nevojë për dikë që ta shpëtojë, shkruan HuffingtonPost.
Nëse Melania Trump-it i është dhënë detyra për të rrëfyer “ëndrrën e saj amerikane”, për të lëshuar një mesazh uniteti dhe për të zbutur imazhin e burrit të saj, nga punimet e konventës republikane në Cleveland, del një vizion apokaliptik i gjendjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas 8 viteve të presidencës së Obamës. Një vend që nuk është i sigurt, që nuk rritet dhe nuk punon, që nuk ka më peshë në botë, që nuk mendon si fuqi e madhe. Benzinë në zjarr për një shoqëri, ku janë ndezur kontrastet mes komunitetit afro-amerikan dhe policisë, në një konventë të blinduar, brenda një qyteti të survejuar.
Shfaqja e Trumpit ka si kulm të saj kurorëzimin e manjatit, si kandidat republikan për Shtëpinë e Bardhë, por ka si qëllim nisjen e një gare elektorale, që tani e deri në nëntor, e cila parashikohet agresive në ton dhe përmbajtje, dhe e cila do të mbështetet mbi të gjitha në frikën dhe reagimin me një dorë të hekurt të udhëheqjes konservatore, e cila do të përpiqet ta shkatërrojë Hillary Clintonin, në të gjitha frontet.
Nuk janë të shumtë udhëheqësit republikanë, që janë gati të investojnë për Donald Trumpin. Por, kjo për “The Donald” është vetëm një tjetër yll në gjoks: ai nuk është politikan i vjetër republikan, është “politikisht jokorrekt”, megjithatë, është njeriu “i bërë vetë” dhe lartëson madhështinë e tij, është i huaji që ka befasuar Partinë Republikane, e mban mbi shpatulla dhe e shpie në Shtëpinë e Bardhë. Vihen në lëvizje yjet televizive, sherifët, veteranët, familjarët e viktimave të terrorizmit dhe të emigrantëve të paligjshëm. “Të bëjmë Amerikën përsëri të sigurtë” është sllogani i ditës së parë të punimeve, “Ta bëjmë Amerikën të funksionojë përsëri”, është tema e ditës së dytë.
Eshtë aty Scott Baio, aktori i njohur edhe si Chucky në serinë televizive “Happy Days”, i cili thekson SHBA “janë në një pozitë shumë të keqe, dhe ne kemi nevojë për të Trumpin, për të zgjidhur problemet”. E thotë edhe Antonio Sabato, aktori amerikan i lindur në Itali, duke vënë në dukje nevojën për të “respektuar” rregullat e emigracionit. Ngjitet në skenë Marcus Luttrell, ish-Navy Seal që u bër i famshëm në libra dhe filma, si i mbijetuari i vetëm i një misioni në Afganistan, sipas të cilit “lufta tjetër është këtu” dhe Trumpi “do të kujdeset më mirë për veteranët”.
Godet direkt Hillary Clintonin Pat Smith, nëna e një amerikani, i cili vdiq në sulmin në Bengazi: “Ajo gënjeu, e meriton burgun”. Një sherif në Uisconsin, David Clarke, qan në skenë “Blue lives matter” (Jetët e policëve kanë rëndësi), duke sulmuar kështu lëvizjen “Black lives matter”, e cila pretendon më shumë të drejta dhe më shumë siguri për komunitetin afro-amerikan. Eshtë edhe Senatori i Ajouas, Joni Ernst, i cili paralajmëron se Isis është i pranishëm në të 50 shtetet e SHBA: nuk ofron prova për fjalët që thotë, por sidoqoftë e thotë.
Flet edhe Michael Flynn, veteranë i luftës dhe anëtar i forcave speciale Navy Seals, që i “turret” Clintonit. Rudolf Giuliani hyn në skenë dhe investohet personalisht për “The Donald”. “Atë që unë kam bërë në Nju Jork, Donald Trumpi mund ta bëjë për Amerikën”, thotë ish-kryetari i bashkisë që pastroi Big Apple. Rudy gjithashtu flet për kërcënimin xhihadist ndaj Perëndimit: “… Unë nuk kam frikë të them terrorizmi islamik ekstrem. Ju e dini se kush jeni. Po vijmë t’ju kapim”.
Donaldi ndez motorrët në pritje të kandidimit zyrtar dhe fjalimit të të enjtes. Partia Republikane nuk e ndjek kompakte, por forca e tij goditëse nuk gjen kundërvënie mes shumë delegatëve rebelë. Rruga e tij drejt Shtëpisë së Bardhë është sidoqoftë malore, Hillary Clinton e nis e favorizuar prej sondazheve. NYT i jep 76% shanse – por Trump është gati të “shpërthejë ferrin”. /HuffingtonPost.it/Bota.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca ndalon dërgimin e armëve në Izrael, Macron: "Libani nuk mund të bëhet Gaza e re"
E bëjnë sërish rusët, rrëzojnë aeroplanin e tyre luftarak me raketën që e lansuan
Aeroplani ukrainas hedhë raketa britaniko-franceze mbi trupat ruse, pamje nga droni
Ushtria izraelite publikon hartën me zonat që kërkon të evakuohen pasi në to do të përdoret "forcë e madhe"
Pas sulmeve vdekjeprurëse mbi Hezbollahun, aviokompania Emirates ua ndalon pasagjerëve përdorimin e pejxherëve dhe radiolidhjeve
Udhëheqësi i lartë i Hezbollahut i supozuar për të zëvendësuar Nasrallahun, 'i paarritshëm' që nga e premtja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Cili vend i BE-së ka më shumë njerëz që mësojnë shumë gjuhë?
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin
Ronaldo u cilësua 'i paturpshëm' nga fansat për atë që postoi në YouTube momente pasi Messi fitoi trofeun me Inter Miamin
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
Pamje rrëqethëse, filmohet momenti kur rrufeja godet shëtitoren në Tivar
Gjatë një sulmi ajror, ushtria izraelite godet depon ruse në bazën ushtarake në Siri