Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, thotë se ai është i hapur për të punuar me Rusinë dhe Kinën.
Trump i tha “Wall Street Journal” se sanksionet e reja që i janë vendosur Rusisë do të mbeten në fuqi për një periudhë kohe, por më pas do të hiqen. Ai, po ashtu, tha se politika e një Kine, në të cilën SHBA nuk njeh Tajvanin, është në tryezën e bisedimeve.
Në intervistën e tij, Trump tha se sanksionet mbi Rusinë mund të hiqen nëse Moska ndihmon Uashingtonin në luftën kundër ekstremizmit islamik dhe çështjet e tjera.
“Nëse Rusia me të vërtetë do të na ndihmojë, përse të sanksionojmë dikë që bën vërtetë gjëra të mira”.
Ai tha se shpresonte që të zhvillonte një takim me presidentin Vladimir Putin.
Ndërsa për sa i takon Pekinit, Trump tha se Kina duhet të lejojë kompanitë amerikane të konkurrojnë duke hapur monedhën e saj.
Ndërkohë, një komitet i Senatit amerikan do të hetojë pretendimet se Rusia është përpjekur të përzihet në zgjedhjet presidenciale.
Liderët republikanë dhe demokratë, në komitetin e zbulimit të senatit, kanë deklaruar se do ta vazhdojnë hetimin e tyre deri ku ai do të çojë. Ata do të shqyrtojnë aktivitetin kibernetik të Rusisë dhe praktikat e zbulimit.
Intervistat do të përfshijnë pjesëtarë të administratës aktuale por edhe të ekipit të presidentit të zgjedhur Donald Trump.
Komiteti do të përpiqet të saktësojë nëse ka pasur kontakte mes Rusisë dhe personave të lidhur me fushatat politike në ShBA.
Pjesa më e madhe e punës do të bëhet pas dyerve të mbyllura edhe pse senatorët thonë se do t’i hapin seancat kur të jetë e mundur.
Më herët këtë javë, u publikuan detaje të një dosjeje që supozonte se zyrtarë rusë të sigurisë kishin materiale kompromentuese mbi Donald Trump, çka do ta bënte atë vulnerabël ndaj shantazheve.
Presidenti i zgjedhur i quajti pretendimet lajme të rreme dhe sajesa dhe lajmëroi se ekipi i tij do të dalë me një raport të vetin për hakerimin brenda 90 ditësh. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Zhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?